GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Momenti prekës kur fëmijët ukrainas ribashkohen me familjet e tyre

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Momenti prekës kur fëmijët ukrainas ribashkohen me familjet e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 30 fëmijë u ribashkuan me familjet e tyre në Ukrainë këtë fundjavë pas një operacioni të gjatë për t’i kthyer në shtëpi nga Rusia ose Krimea, ndërsa thuhet se ishin ‘rrëmbyer’ nga forcat ruse gjatë luftës.

Siç shihet në videon e publikuar nga Reuters, pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit, prekin zemrat.

Nëna që përqafojnë me mall fëmijët e tyre, teksa kalonin kufirin nga Bjellorusia në Ukrainë të premten pas një misioni kompleks shpëtimi që përfshinte udhëtime nëpër katër vende.

Dasha Rakk, një vajzë 13-vjeçare, tha se ajo dhe motra e saj binjake kishin rënë dakord të largoheshin nga qyteti Kherson i pushtuar nga Rusia vitin e kaluar për shkak të luftës dhe të shkonin në një kamp pushimi në Krime për disa javë. Sipas saj, zyrtarët rusë kishin vendosur që fëmijët të qëndronin më gjatë.

“Ata thanë se do të birësohemi, dhe se do të kemi kujdestarë. Kur na thanë për herë të parë se do të qëndrojmë më gjatë, të gjithë filluam të qanim.”, tha vogëlushja.

Nëna e Dashës, Natalia tha se ajo kishte udhëtuar nga Ukraina në Krime përmes Polonisë, Bjellorusisë dhe Moskës për të marrë vajzat e saj. Gadishulli i Krimesë i Ukrainës është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014.

“Ishte tmerrësisht e vështirë, por ne vazhduam të ecnim, nuk flinim natën, flinim ulur. Ishte zemërthyese të shikoje fëmijët e mbetur pas që po qanin pas gardhit”, tha ajo, duke përshkruar udhëtimin e saj për në kamp.

Kievi vlerëson se rreth 19,500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia që nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit të kaluar, në atë që dënon si dëbime të paligjshme. Moska, e cila kontrollon pjesë të lindjeve dhe jugut të Ukrainës, mohon rrëmbimin e fëmijëve dhe thotë se ata janë transportuar për sigurinë e tyre.

Etiketa: Femijet e rembyer nga rusetLufta në Ukrainëukraina

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Para
Përleshen të burgosurit në Greqi, shqiptari plagos dy persona

Gazetari: Vdekja e shqiptarit në burg s'u raportua nga mediat greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com