GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“More atributet e Açkës, Rama mund të jetë Skënderbeu për ty, por…”/ Spiropali-Zhupës: Jeni rast për t’u studiuar, dëshiron të biesh në sy

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“More atributet e Açkës, Rama mund të jetë Skënderbeu për ty, por…”/ Spiropali-Zhupës: Jeni rast për t’u studiuar, dëshiron të biesh në sy
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën e sotme parlamentare ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD, Ina Zhupa pas fjalës së kësaj të fundit në foltore.

Zhupa deklaroi se Kuvendi ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ndërsa iu drejtua Spiropalit duke thënë se kjo e fundit mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë të mos pranojnë kërkesën për një seancë diskutimi ne komision.

Ajo vijoi duke thënë se kryeministri Edi Rama “mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne”.

Zhupa iu referua dokumentarit investigativ të RAI3, duke thënë se nuk janë baltosur shqiptarët, por janë zbuluar afera të qeverisë.

Sakaq, Spiropali është përgjigjur duke lavdëruar fjalët e Zhupës, por duke theksuar se deputetja ka “zero besueshmëri” dhe se çdo gjë që thotë buron nga “dëshira e papërmbajtur për të rënë në sy”.

Ajo vijoi duke thënë se opozita është bërë objekt talljeje nga personat që nuk e kuptojnë përse palët nuk bëhen bashkë as për interesin kombëtar.

Spiropali përfundoi duke argumentuar se kjo është arsyeja përse opozita është aty ku është dhe përse nuk do jetë kurrë në vendin e mazhorancës.

 

Pjesë nga debati:

 

Zhupa: Ky Kuvend ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ku çdo gjë bëni përveç Kushtetutës që nuk e njihni, Zonja Spiropali mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë që janë mësuar të nëpërkëmbur duke thënë se nuk do pranoni kërkesën për të bërë një seancë diskutimi për lirinë e medias në diskutim nga deputetja e opozitës. Për gjuhën që përdor Rama me mediat në vend që e ka shtrirë dhe në Itali tani.

 

Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera. Si mund të mos vijë Alfred Peza në komisionin hetimor, drejtori i RTHS dërgon email dhe thotë nuk kam qejf të vij. Del Skënder Gjinushi dhe thotë pse të na auditojë KLSH ne. Ju ka juve model, bëni ligj me porosi për të, normal që ndihet mbret aty. Keni harruar se keni përballë një opozitë që do ju ndjekë dhe do mbrojë interesin publik të shqiptarëve me çdo kusht.

 

Spiropali: Jeni rast për t’u studiuar. Flisni bukur, keni tekst të mirë, jeni korrekte. Madje 2-3 nga ju që pretendojnë se shkruajnë mirë nuk ua kalojnë. Por pavarësisht se i bëni të gjitha këto asnjë fjalë e juaja nuk mbetet, nuk shkon te njerëzit, se siç duket Ina ke 0 besueshmëri, e di pse, se nuk thua gjëra të vërteta e origjinale, çdo gjë që thua buron nga dëshira jote e papërmbajtur për të rënë në sy. Meqë më përmende, për përgjigjen që dhashë në Facebook, ishte një koment, jo për të marrë rolin e zonjës Açka, por për t’i vërtetuar publikut se për shkak të mllefit ndaj Edi Ramës harroni edhe dashurinë ndaj Shqipërisë, të cilën mesa duket nuk e keni pasur kurrë. Ndryshe nuk do angazhoheshit për t’i hedhur gurin e fundit Shqipërisë, nga Brukseli në Uashington. Jeni bërë objekt talljeje, prapa krahëve të atyre që nuk mund ta kuptojnë që se si të paktën për interesi kombëtar ne nuk bëhemi dot bashkë. Ndaj jeni aty ku jeni dhe s’do jeni kurrë këtu ku jemi ne.

Lajme të lidhura

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet
Aktualitet

Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Këlliçi: Lidhu pas direkut, por anija jote fut ujë gjithandej dhe fundi dihet

13:43 - 20/06/26
Para
Meritoni këshillon Romeon: Bëj kujdes se duan të të nxjerrin jashtë

Meritoni këshillon Romeon: Bëj kujdes se duan të të nxjerrin jashtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuraçao merr pikën e parë historike në Kupën e Botës, ndal 0-0 Ekuadorin
Sport

Kuraçao merr pikën e parë historike në Kupën e Botës, ndal 0-0 Ekuadorin

08:10 - 21/06/26

Kuraçao bëri surprizën në këtë Kupë Bote pasi mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare ndali 0-0 Ekuadorin në...

Lexo më shumë
Parashikimi për ditën e sotme, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Parashikimi për ditën e sotme, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

07:55 - 21/06/26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

07:31 - 21/06/26

PAMJE mbresëlënëse me dron! Tirana nuk mban më, mijëra qytetarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

21:09 - 20/06/26
Bisedimet SHBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

Bisedimet SHBA-Iran përballen me testin e parë në Zvicër

15:33 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet