GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Morën kontrollin e pallatit presidencial në Kabul, kush janë talebanët?

20:32 - 15/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën kontrollin e pallatit presidencial në Kabul, kush janë talebanët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luftëtarët talebanë hynë në pallatin presidencial të Afganistanit disa orë pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke shënuar një moment historik në marrjen e kontrollit nga grupi kryengritës.

Duket se përfaqësuesit talebanë biseduan me qeverinë për orë të tëra se kush do të sundonte kombin. Më pas situata vijoi me përparimin e shpejtë të grupit militant në të gjithë vendin, ku morën pushtetin në mbi dhjetëra qytete kryesore, shpesh me pak ose aspak rezistencë.

Kush janë talebanët?

Taleban është një organizatë sunite islamike që veprojnë kryesisht në Afganistan dhe Pakistan.

Ata u formuan në 1994 nën udhëheqjen e Mullah Mohammed Omar disa vjet pasi Bashkimi Sovjetik u tërhoq nga Afganistani. Ata ishin anëtarë të luftëtarëve afganë të rezistencës, të njohur kolektivisht si muxhahedinë, të cilët ishin studentë të Omarit.

Talebanët, në Pashto, janë shumësi i Talibit, që do të thotë student. Qëllimi i grupit është të imponojë interpretimin e tij të ligjit islam në Afganistan dhe të heqë ndikimin e huaj nga vendi, shkruan CNN, përcjell abcnews.al.

Grupi filloi të fitonte terren në 1994 dhe kapi kryeqytetin Kabul në shtator të vitit 1996. Ata kishin një prani kontrolluese në vend midis 1996 dhe 2001.

Gjatë atyre viteve, grupi vendosi ligje të rrepta islame ndaj popullit afgan. Gratë duhej të mbanin mbulesa kokë e këmbë, nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën ose të punonin jashtë shtëpisë dhe u ndalohej të udhëtonin vetëm. Televizioni, muzika dhe festat joislame u ndaluan gjithashtu.

Omar udhëhoqi talebanët nga mesi i viteve 1990 deri në vdekjen e tij në 2013. Omar krijoi një marrëdhënie me Osama Bin Laden në 1997.

Më pak se një muaj pasi terroristët e lidhur me Al Kaedën kryen  sulmet e 11 shtatorit,  forcat amerikane dhe aleatët filluan pushtimin e Afganistanit të quajtur  Operacioni Qëndrueshmëria e Lirisë, për të ndaluar talebanët të sigurojnë një strehë të sigurt për Al Kaedën dhe për të ndaluar ato të Al Kaedës të përdorinin Afganistanin si bazë e operacioneve për aktivitetet terroriste.

Më 7 dhjetor 2001, talebanët humbën kështjellën e tyre të fundit të madhe kur ra qyteti i Kandahar.

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rajoni i pushtuar nga flakët/ BE aktivizon mekanizmat e emergjencës civile, drejt Shqipërisë vetëm 2 helikopterë mbështetës

Situata e vështirë në Kabul, SHBA dërgon 1 mijë trupa shtesë

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com