GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Morën milionat dhe e inaguruan disa muaj më parë, Zhupa: Stadiumi i lojërave me dorë, i rrezikshëm për fëmijët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën milionat dhe e inaguruan disa muaj më parë, Zhupa: Stadiumi i lojërave me dorë, i rrezikshëm për fëmijët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e stadiumit të lojrave me dorë, duke e quajtur atë një rrezik për jetën e fëmijëve.

Në një postim në Facebook, Zhupa u shpreh se stadiumi është inauguruar 8-9 muaj më parë, por është lënë si një kantier i braktisur.

Ajo publikoi pamje ku duken kabuj tensioni të lartë të lënë në tokë dhe mungesë sigurie për fëmijët. Sipas saj, disniveli i terrenit përbën rrezik real dhe, sipas banorëve, në këtë zonë kanë humbur jetën shumë fëmijë.

Zhupa akuzoi qeverinë për propagandë boshe dhe shpërdorim fondesh publike, ndërsa socialistët, sipas saj, zhvillojnë takime aty për fushatë. “Votojmë ndryshimin më 11 maj”, përfundoi ajo.

Postimi plotë:

Jemi tek një nga “sukseset” e rilindjes, ndaluam këtu tek stadiumi i lojrave me dorë.

Stadiumi ka nja 8-9 muaj që është inaguruar dhe praktikisht është një rrezik për të gjithë ata që vijnë këtu.

Shikoni këtu, ky është kabulli i tensionit të lartë i cili varet nga fillimi atje, shkon në tokë, vazhdon totalisht i lirë.Dhe këtu lozin fëmijët, fëmijë të vegjel, është i pa rrethuar si stadium.

Këtu do të shikoni një disnivel që ka me pjesën poshtë dhe do të kuptoni rrezikun dhe historitë që na tregojnë banorët që këtu janë vrarë shumë fëmijë ndërkohë!

Ja këto janë telat, shikojeni!

Kjo është mbrojtja që i kanë garantuar dhe fëmijët që lozin këtu, shumë kollaj bien në disnivelin edhe dëmtohen.Kjo është si një gërmadhë e madhe por milionat janë marrë është shitur si investim, biles vijnë dhe kandidat socialist edhe bëjnë takime.

Këtu ama janë kujtuar që të na tregojnë që duhet të ruajmë veten dhe shokun.Pra e kanë lënë si kantier ndërkohë e kanë inaguruar.

Këto janë “sukseset” e rilindjes të cilat do të marrin përgjigjen e merituar me 11 Maj.

Votojmë ndryshimin!

VOTOJMË NUMRIN 1!

Etiketa: Femijerrezikstadium

Lajme të lidhura

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë
Aktualitet

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26
Para
PD padit në SPAK nënkryetaren e Bashkisë Korçë: Po shantazhojnë bizneset dhe qytetarët për vota

PD padit në SPAK nënkryetaren e Bashkisë Korçë: Po shantazhojnë bizneset dhe qytetarët për vota

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e tretë të UEFA Nations League ndaj Finlandës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando...

Lexo më shumë
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com