GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Morën peng Ervis Xhixhën/ SPAK lëshon 7 urdhër-arreste, në kërkim Tori Xheçuka (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën peng Ervis Xhixhën/ SPAK lëshon 7 urdhër-arreste, në kërkim Tori Xheçuka (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 7 urdhër-arreste në kuadër të operacionit të koduar “The debt”, të cilat 5 prej tyre janë ezkekutuar nga Policia e Tiranë, për personazhe të njohur të botës së krimit.

Për katër prej tyre është lëshuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, më konkretisht për shtetasit Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ndërsa është lëshuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç

Policia ka arrestuar vetëm shtetasit Aleksandër Osmani dhe Artan Pirraci, si dhe ka ekzekutuar masat “Arrest në shtëpi” për shtetasit Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola. Ndërsa, Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka dhe Fredi Keta janë shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë 35-vjeçarit Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.  Ervis Xhixha është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.

Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, një emër mjaft i njohur për drejtësinë, i përfshirë në atentate dhe tentativa për vrasje.

Ai njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, teksa për llogari të këtij të fundit ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas “thyerjes” së aplikacionit SkyECC.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për vrasjen e Emiljano Boçit.

Xheçuka dyshohet se qëlloi me armë Emiljano Boçin në automjetin e tij të parkuar pranë një lokali në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë.

Hektor Xheçuka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentative.

Dyshohet se ai ndodhet në Dubai.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Etiketa: arrestimeervis xhixhaSpak

Lajme të lidhura

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash
Aktualitet

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Aktualitet

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim
Aktualitet

Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

19:39 - 31/10/26
Para
Video – Vijon zjarri në fabrikën e këpucëve në Vorë, zona pa energjie elektrike

Video – Vijon zjarri në fabrikën e këpucëve në Vorë, zona pa energjie elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori...

Lexo më shumë
Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com