GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Morën zhavorr në Vjosë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën zhavorr në Vjosë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit A.L., F.S. dhe E.L. për veprën penale ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’.

Sipas prokurorisë nga hetimi i kryer rezultoi se të pandehurit në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura kanë kryer veprime që kanë shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit, që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore.

“Prokuroria provoi se të pandehurit kanë kryer veprime drejtim të marrjes së zhavorrit në Lumin Vjosë, lum i cili është shpallur Park Natyror. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë marrë materiale inerte nga shtrati i lumit Vjosë, e cilësuar si zonë e mbrojtur “rezervë strikte”, ku ndalohen të gjitha aktivitetet njerëzore. Lidhur me rolin që kanë pasur të pandehurit në këtë aktivitet kriminal, i pandehuri A. L, në cilësinë organizatorit të kësaj veprimtarie, i cili rezulton të jetë edhe administrator i shoqërive në dobi të së cilave merrej materiali i inerteve, duke shfrytëzuar punën e drejtuesit të kamionave F.S. dhe punën e të pandehurit E.L., i cili ka qenë i punësuar si fadromist”, njofton prokuroria.

Prokuroria bën me dije se nga hetimet rezulton që prej vitit 2014 ka të dhëna për vendosjen e gjobës për depozitimin e materialeve inerte (zhavorr lumi) pa dokumentacion justifikues në kantjerin e të pandehurit A.L, duke dëshmuar kështu për kohëzgjatjen e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm që arrihet të dokumentohet edhe në rastet objekt i këtij gjykimi dhe duke i sjellë kështu për përkeqësimin e rëndë të habitateve që ndodhet brenda zonës së mbrojtur.

Sipas prokurorisë nga veprimet e kryera është shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lekë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Etiketa: prokuroria e FieritVjose

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Video – Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Video - Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com