GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mori 100 mijë euro duke vjedhur llogari në ‘Facebook’, arrestohet

15:52 - 30/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merrte ryshfet, arrest shtëpie për specialisten “lekiste”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Tiranë ka arrestuar një 28-vjeçar të quajtur Liridon Peka, që dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro.

Sipas policisë, i arrestuari vidhte llogari të “Facebook” të Kosovës dhe iu merrte para të afërmve të personave që hackonte.

“Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Account”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni, nga Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.

Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare. Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

  1. L.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim”, tha policia.

Etiketa: Kryesore1PoliciaTirane

Lajme të lidhura

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt
Aktualitet

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Para
Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu

Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

Lexo më shumë
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com