GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mori 12 507 m² tokë me firmën e Ramës, vëllai i Subashit i mbush sallën kryeministrit në Milano”

13:45 - 31/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mori 12 507 m² tokë me firmën e Ramës, vëllai i Subashit i mbush sallën kryeministrit në Milano”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një denoncim i bërë nga Partia Demokratike këtë të premte ngre dyshime për klientelizëm në qarkullimin e pasurive publike brenda kupolës së pushtetit si dhe audiencën reale në takimet e kreut të qeverisë me diasporën.

Genta Vangjeli zbuloi se një person i pranishëm në takimin e Ramës në Milano, i cili thotë se është emigrant në Itali prej 1 viti, është vëllai i kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në Partinë Demokratike publikoi dokumente që vërtetojnë se personi në fjalë ka përfituar nga qeveria Rama 12 507 m² tokë për ta përdorur për qëllime biznesi, me një qira simbolike prej 1 Euro.

VKM-ja së cilës iu referua Vangjeli

“Për të kuptuar se kush janë ata që mbushin sallat në Athinë apo Milano dhe duartrokasin sikur Edi Rama të ishte Ed Sheeran do t’ju japim sot një shembull me zë dhe figurë. Edi Rama nuk i bie kitarës por ‘i bie stilolapsit’ me të cilin firmos ‘fap e fap’ VKM për njerëzit e pushtetit, të cilët mbushin më pas, bashkë me punonjësit e tyre, sallat e koncerteve të partisë. Kështu me anë të VENDIMIT Nr. 636 të 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave, Edi Rama firmosi miratimin për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m²”, tha Vangjeli.

Duke iu referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tha se pronar i kompanisë së sipërpërmendur rezulton Eltjon Subashi. vëllai i Kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi.

“Publikut, që më të drejtë nuk e njeh të vëllanë e kryebashkiakut, po ia kujtojmë më këtë video të shkurtër gjatë koncertit tallava të Edi Ramës në Milano para pak ditësh”, shtoi më tej, duke publikuar edhe pamjet (më poshtë).

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/05/VID-20240531-WA0061.mp4

“Zyra e Punës Fier është kujdesur që të paguajë edhe subvencione për kompaninë e vëllait të kryetarit Subashi. Sipas të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej Qershor 2015 deri Tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier. Kështu e mbështeti qeveria Rama edhe vëllain e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashit, i cili, afërmendsh pas këtij nderi prej milionash nuk mund të mungonte në koncertin e bosit në Milano”, përfundoi Vangjeli.

Dokumenti të cilit iu referua Vangjeli për pagesat

Ndaj kryeministrit Edi Rama u depozitua në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal pas takimit me emigrantë në Athinë, në kuadër të asaj që ai e cilëson “turit me emigrantë”. Sipas përfaqësuesve të opozitës, shkeljet ligjore të Ramës lidhen me fondet monetare, sipas tyre të shpërdoruara nga buxheti për këto aktivitete dhe detyrimin e administratës për të ndjekur fizikisht kryeministrin.

Etiketa: Armando SubashiDiasporaEdi RamaGenta VanggjeliKryesore1MilanoPDturi me emigrante

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Parashikimi i motit/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com