GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mori 27% të financimit deri në korrik, raportimet për kostot e Rrugës së Arbrit të paqarta

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Mori 27% të financimit deri në korrik, raportimet për kostot e Rrugës së Arbrit të paqarta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga e Arbrit, e cila ka përfunduar së ndërtuari pjesërisht nëpërmjet formës koncesionare me Partneritet Publik-Privat mori deri në fund të korrikut 2022 mori 27% të financimit total. Të dhëna zyrtare nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se nga fillimi i punimeve deri në fund të muajit korrik të këtij viti janë paguar 10,1 miliardë lekë ndaj kompanisë ose rreth 27% e financimit total prej 36.4 miliardë lekësh e dhënë nga Thesari së fundmi.

Teksa punimet në këtë segment nuk kanë përfunduar për shkak të problematikës në tunelin e Murrizit, qeveria ka humbur seriozitetin në raportin e kostove reale të rrugës.

Në raportin vjetor të koncesioneve 2020, që u hartua nga Ministria e Financave, vlera e investimit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit raportohet 26 miliardë lekë, ndërsa Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave (projektet e investimeve), për arsye të pagesave, e kontabilizoi kontratën e Rrugës së Arbrit me 39 miliardë lekë në vitin 2020. Në buxhetin e vitit 2019, Ministria e Financave e riprogramoi financimin e Rrugës së Arbrit në 58 miliardë lekë në projektbuxhetin që paraqiti në Parlament.

Në të gjitha raportimet deritanishme të Ministrisë së Financave, vlera e Rrugës së Arbrit paraqitet e ndryshme (dhe kjo nuk ka lidhje me vlerën me TVSH dhe pa TVSH). Kjo vlen edhe për kontratat e tjera koncensionare, vlera e të cilave ndryshon nga kontratat në raportimet rutinë që bën Ministria e Financave.

Edhe pse qeveria e përuroi Rrugën e Arbrit vitin e kaluar, afatet e ndërtimit të saj përfunduan këtë pranverë, ndërkohë objekti ende nuk ka përfunduar dhe ka një cilësi të dobët. Inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj.

Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisëm më 2019. Rruga e Arbrit nuk është një projekt i ri, ajo ka nisur zbatimin në kohën e qeverisë “Berisha” gjatë së cilës u ndërtuan disa pjesë të segmentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit, kur nisi koncensioni ishin ndërtuar plotësisht 20.12 kilometra, pjesërisht në 15.175 km dhe ishin të paprekura nga punimet 26.3 kilometra.

Në total janë 61.6 kilometra të projektuar për gjurmën kryesore. Sipas studimit të fizibilitetit të hartuar rreth vitit 2005, e gjithë gjurma Tiranë-Bllatë (pika kufitare me Maqedoninë) sipas këtij varianti gjatësia afërsisht është rreth 73.5 km, çka do të thotë se afërsisht 1.8 km rrugë kur nisi zbatimi i kontratës PPP nuk kishin projekt./ Monitor

 

 

Etiketa: FinancimetkorrikkostotraportimetRruga Arbrit

Lajme të lidhura

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Para
Kush janë shenjat që do të kenë një javë të bekuar

Njihuni me katër shenjat më vetëmohuese të zodiakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com