GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Mos e anashkaloni/ Ja pse nuk duhet të bëni dush menjëherë pasi keni ngrënë

21:51 - 01/07/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Mos e anashkaloni/ Ja pse nuk duhet të bëni dush menjëherë pasi keni ngrënë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kohët e vjetra, ushqimet që kultivoheshin ishin të freskëta dhe njerëzit kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme. Por në kohët e sotme, ne nuk kemi përvetësuar të njëjtën mënyrë jetese, pasi jemi shumë të zënë. Me punët dhe angazhimet e përditshme, mund të duket e pamundur të praktikojmë zakone shëndetshme. Dhe një nga këto zakone është dushi.

Kështu ka shumë njerëz që lahen menjëherë pasi kanë ngrënë. Prandaj nëse kohët e fundit po ndiheni të lodhur ose të plogësht dhe nuk e dini arsyen përse po ndodh kjo, atëherë ndoshta është koha më e mirë të kontrolloni se kur bëni dush zakonisht.

Dushi pas ushqimit është një ide e keqe sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut. Kur nuk keni qarkullim të mirë të gjakut, tretja juaj ngadalësohet. Dhe çfarë mendoni se ndodh nëse nuk e lini ushqimin tuaj të tretet pasi të keni ngrënë vaktin tuaj? E thënë thjesht, do të fermentohet ose do të kalbet në zorrën tuaj, duke ju bërë të ndjeheni të lodhur, të plogësht, të bëheni kaps e madje të keni edhe të përziera.

Elementi i nxehtësisë në trup është përgjegjës për tretjen e ushqimit. Kur bëni një banjë menjëherë pasi keni ngrënë, energjia ose nxehtësia që duhej të ishte fokusuar tek tretja tani  devijon drejt lëkurës suaj  në mënyrë që të ruani temperaturën e trupit. Kjo është arsyeja pse shumë mjekë rekomandojnë të mos bëni banjë për të paktën dy orë pasi të keni konsumuar ushqim. Kur prishni ciklin natyror të trupit ose nuk bëni gjërat atëherë kur duhet, sëmundje, siklete dhe probleme të tjera shëndetësore shfaqen.

Edhe pse asnjë studim modern nuk e ka mbështetur këtë pretendim, një teori është se qarkullimi i gjakut rritet kur uleni për të konsumuar ushqim, duke pompuar kështu drejt sistemit të tretjes dhe organeve të tjera.

Kur bëni një banjë pasi keni ngrënë, ky funksion natyror dobësohet dhe trupi juaj duhet të punojë shumë për të ruajtur temperaturën e tij standarde pasi e keni ftohur atë nga jashtë. Rezultati është se energjia që do të ishte shpenzuar për tretjen e ushqimit në stomakun tuaj, tani ridrejtohet drejt lëkurës për të ruajtur temperaturën e trupit. Kjo ngadalëson shkallën e tretjes dhe sjell siklet.

Ka mendime të përziera për këtë temë. Shkenca moderne dhe besimet e lashta rekomandojnë të prisni të paktën 35 minuta për të bërë dush pasi të keni konsumuar vaktin tuaj. Ka edhe nga ato kategori që  rekomandojmë të prisni edhe 2 orë, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt për metabolizmin tuaj ose sa shpejt funksionon tretja juaj. Duke konsumuar një vakt të lehtë mund ta bëjë tretjen shumë më të butë.

Shmangni frutat dhe gjumin menjëherë pas ngrënies pasi mund të ndikojë në tretje. Ajo që mund të bëni në vend të kësaj është të bëni një dush para se të uleni në tryezën e ngrënies. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar tretjen pasi trupi juaj rrit qarkullimin e gjakut për të tretur më shpejt ushqimin.

Etiketa: dushsemundjeujeushqim

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Zbulohet kush është zonja që u fotografua në Serbi me rroba banje kuqezi

Zbulohet kush është zonja që u fotografua në Serbi me rroba banje kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26

Ish-ministri i Brendshëm i PS-së, Sander Lleshaj, i lavdëruar në atë kohë nga kryeministri Edi Rama, ka bërë një analizë...

Lexo më shumë
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com