GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Mos e përjetoni me ankth play off-in”, ish-trajneri De Biasi: Kombëtarja do të kualifikohet në Botëror

17:51 - 18/11/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos e përjetoni me ankth play off-in”, ish-trajneri De Biasi: Kombëtarja do të kualifikohet në Botëror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka rreth 8 vite që është larguar nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, por Gianni De Biasi tashmë është pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.

Mbrëmjen e së dielës ai ishte në stadium për të ndjekur kombëtaren tonë, por edhe të tijën, duke qenë se edhe në intervistën për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, ai i referohet si kombëtarja jonë.

“Sigurisht një ndeshje shumë e mirë përballë Anglisë, një kundërshtari të një tjetër niveli teknik e taktik, megjithatë duhet thënë se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme edhe nga këndvështrimi i përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të play off-it, edhe pse ende nuk dihet kundërshtari. Është shumë e rëndësishme që të mos kthehemi në skllevër të ndeshjeve të marsit dhe t’i konsiderojmë gjithë kohës sikur kemi një peshë të rëndë mbi supe. Mendoj që duhet t’i marrim pak më qetë ato ndeshje, por në të njëjtën kohë të bindur se kemi shumë forcë brenda grupit tonë”, thotë De Biasi.

Ndërkohë që, edhe pse me Anglinë dhe të vetëdijshëm për diferencat mes ekipeve, sërish pas golave të pësuar tifozët filluan të largohen.

“Stadiumi, në ndeshjen me Anglinë, kishte një atmosferë mjaft të mirë nga tifozët dhe padyshim që ata kanë qenë një armë shumë e fortë për ne. Ndërkohë që vura re se pas pësimit të golit të parë tifozët filluan të iknin sepse menduan se përfundoi gjithçka, por është pikërisht ai momenti kur duhet mbështetur ekipi më tepër, sepse kur ikën pa përfunduar ndeshja duket si mungesë respekti ndaj atyre lojtarëve që ishin në fushë dhe dhanë shpirtin e tyre për t’u përpjekur të bënin diçka më shumë”, shprehet ish-tekniku i Shqipërisë.

Sa i përket play off-it dhe kundërshtarit të radhës për kuqezinjtë, De Biasi ka një të preferuar: “Me shumë mundësi skuadrat me të cilat ne mund të përballemi janë Skocia, Sllovakia, Republika Çeke apo Polonia. Mendoj që e vetmja — ose më mirë, do të doja që kundërshtari ynë të ishte Sllovakia. Ngjan e çuditshme, por unë me ta jam përballur kur drejtoja Azerbajxhanin dhe besoj që Shqipëria mund ta mundë”.

gijotina.com/

 

Etiketa: Giani De Biasi

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Helmimi që çoi në humbjen e familjes në Stamboll, ndërron jetë edhe babai pas gruas dhe fëmijëve

Helmimi që çoi në humbjen e familjes në Stamboll, ndërron jetë edhe babai pas gruas dhe fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com