GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos më dëboni, se më prishet martesa”, Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Mos më dëboni, se më prishet martesa”, Gjykata nuk dëgjon lutjet e trafikantit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një trafikant shqiptar droge, i dënuar në Britaninë e Madhe, do të dëbohet nga vendi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Emigracionit, e cila përmbysi një vendim më të hershëm që i kishte lejuar të qëndronte për arsye familjare.

Roland Matranxhi, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2018 dhe më pas mori status të përkohshëm, u dënua në vitin 2023 me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës në Mançester. Ai u shpall fajtor si pjesë e një bande që menaxhonte një fermë të madhe kanabisi në Bolton, ku policia gjeti sasi të konsiderueshme droge me vlerë mes 100 mijë dhe 200 mijë paundësh, 11 mijë paund para cash dhe shënime mbi kultivimin.

Pas dënimit, Ministria e Brendshme nisi procedurat e dëbimit, por Matranxhi apeloi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Emigracionit. Bashkëshortja e tij portugeze dëshmoi se nuk do të shpërngulej në Shqipëri, pasi jetonte me motrën e saj në Britani dhe nuk kishte lidhje me Shqipërinë. Gjykata e parë argumentoi se marrëdhënia e çiftit do të “ftohej” nëse ai dëbohej dhe se zhvendosja e saj në Shqipëri do të ishte “e padrejtë dhe e vështirë”.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e Emigracionit e hodhi poshtë këtë vendim, duke e cilësuar “të pajustifikuar nga faktet”. Gjykatësi Clive Lane theksoi se Matranxhi nuk kishte provuar “rrethana shumë bindëse” që të mbizotëronin mbi interesin publik për dëbimin e tij. Vendimi përfundimtar urdhëron largimin e tij nga Britania, pavarësisht lidhjes martesore.

Etiketa: BritaniRoland Matranxhi

Lajme të lidhura

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK
Aktualitet

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

16:43 - 16/11/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Para
Macron do të ofrojë ‘prova shkencore’ në gjykatën amerikane për të vërtetuar se Brigitte është grua

Macron do të ofrojë 'prova shkencore' në gjykatën amerikane për të vërtetuar se Brigitte është grua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK
Aktualitet

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

16:43 - 16/11/26

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme shpalljen e pafajësisë për akuzën e pastrimit të...

Lexo më shumë
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

15:14 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com