GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos më prek motrën dhe vëllain”, vajza e biznesmenit tregon tmerrin që përjetoi: Mami dhe babi ulërinin

13:00 - 24/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mos më prek motrën dhe vëllain”, vajza e biznesmenit tregon tmerrin që përjetoi: Mami dhe babi ulërinin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu ka treguar si ka ndodhur grabitja në banesën e tyre në Nikël në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo shprehet se ka qenë në dhomën e saj në kat të tretë të banesës, ku tre persona janë futur në dhomë me uniformë policie.

Vajza thotë se një person i katërt i ka kërkuar çelësin e kasafortës ndërsa i janë betuar për familje që nuk do i bënin keq por donin vetëm paratë. Sipas saj, grabitësit janë futur në banesë në orët 01:30 dhe kanë qëndruar deri në orën 03:50. Më pas vëllai i Nazmi Çangut ka mbërritur në shtëpinë e tyre duke shembur dyert.

“Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele. Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët. Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën. Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyert. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë” – thotë vajza.

Ajo më tej tregon se grabitësit i kishin mbyllur me çelës, u kishin marrë dhe telefonat.

“Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në derë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin. Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk e di se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”- tha ajo

Nazmi Çangu u grabit dhe u dhunua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Policia njoftoi se persona të paidentifikuar u futën në shtëpinë e biznesmenit e dhunuan dhe i morën një shumë të konsiderueshme lekësh. Biznesmeni Nazmi Çangu nga Nikla është i njohur për aktivitetin në fushën e mobilierisë. Në dëshminë e parë dhënë për mediat, biznesmeni u shpreh se grabitësit e lidhën dhe e dhunuan.

Etiketa: biznesmenimotratmerritregonVajzavellai

Lajme të lidhura

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek
Breaking Views

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj
Aktualitet

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset
Breaking Views

Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

19:18 - 16/01/26
Para
Në prag të derbit kundër Tiranës, Ilir Daja ‘hedh dritë’ mbi gjëndjen e Partizanit

Në prag të derbit kundër Tiranës, Ilir Daja ‘hedh dritë’ mbi gjëndjen e Partizanit

TË FUNDIT

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek
Breaking Views

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar, duke e cilësuar si një dështim total...

Lexo më shumë
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

Rama propozon TV për Kuvendin: Do ftojmë Gjekmarkajn, është aset

19:18 - 16/01/26
“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD” – Salianji i përgjigjet Berishës pas deklaratës për vetëpërjashtimin

19:08 - 16/01/26
Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com