GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mos rrënia e çmimeve në treg, përplasje mes socialistëve/ Debatet

18:50 - 17/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Mos rrënia e çmimeve në treg, përplasje mes socialistëve/ Debatet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse në tregjet ndërkombëtare ka një rënie të çmimeve, ndërsa  tregun valutor shqiptar ka një zhvlerësim të Euro-s në raport me Lekun, kjo nuk po reflektohet në rënien e çmimeve në treg.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputeti Erion Braçe fajësoi tregtarët e mëdhenj për mosndryshimin e çmimeve.

“Dini ju ndonjë produkt që i ka rënë çmimi 16% vetëm si efekt i rënies së euros? Përtej faktit që kemi pas. Në kushtet kur euro nga marsi që shkoi deri në maj ka rënë me 16 pikë % duhet të kishim përfitime të mëdha në inflacion në rënien e çmimeve”, tha Braçe.

“Ajo që ne shohim jo vetëm se bie me shumë ritme të ngadalta, por të paktën atje ku jemi importues  ne vazhdojmë të jemi me çmime të larta. Të mos reflektosh asgjë nga rënia e çmimeve të tregjeve ndërkombëtare dhe nga rënia e euros dhe ta mbulosh këtë nga paga minimale është zero justifikim.

Këto paratë neto që hyjnë këtu nga rënia e euros po i fitojnë tregtarët që dominojnë tregjet. Minimalisht me 15 miliardë euro të importuara thjesht si efekt i kursit të këmbimit duhet të jenë 100 milionë dollarë fitime ose të ishin transferuar te qytetarët për çmimet”, tha ai.

Por kjo u kundërshtua nga deputeti socialist Vullnet Sinaj, sipas të cilit bizneset po përballen me shpenzime të larta.

“Përditë pagat e punonjësve rriten dhe është një kosto e madhe për biznesin dhe ulja e normës së këmbimit të euros është shumë pak te bizneset në krahasim me barrën e madhe që kanë bizneset për shkak të konkurrencës së madhe”, tha ai.

Destabilizimi i tregut të këmbimit valutor sipas deputetit Edmond Spaho pritet të vijojë për një kohë të gjatë.

“Iniciativa e marrë është një zgjidhje e përkohshme, euro nga parashikimet mund të ngelet për një kohë të gjatë në këto nivele, për t’iu ardhur në ndihmë sektorëve. Të gjendet shkaku real nga vjen rënia e euros me këto përmasa sepse në Bashkimin Europian nuk ka një destabilitet të tillë. Madje kini parasysh do të prekë dhe turizmin, ku pjesa dërmuese vjen nga Kosova, Maqedonia e Veriut”, tha Spaho.

Masat e marra nga qeveria për të lehtësuar eksportuesit e prekur nga kursi është shtyrja e pagesës së kësteve të tatim-fitimit dhe rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së, masa të konsideruara të pamjaftueshme nga dhomat e biznesit.

Etiketa: Cmimeeurotregje

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Mes 1001 dilemash, ja kur do ta nisë Erzeni fazën përgatitore

Mes 1001 dilemash, ja kur do ta nisë Erzeni fazën përgatitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com