GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos ta shoh surratin”, zbulohet sherri mes drejtorëve të policisë që u raportua te Gledis Nano

16:12 - 19/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mos ta shoh surratin”, zbulohet sherri mes drejtorëve të policisë që u raportua te Gledis Nano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mesazhet elektronike sekrete drejtuar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano të publikuara nga hakerat, është zbuluar një sherr i ndodhur në zyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe shefit të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, Haxhi Bala.

Në email-i zyrtar, Haxhi Bala i shpjegon Gledis Nanos se si është ofenduar dhe përzënë nga zyra nga Lorenc Panganika.

Ai shpjegon se Panganika e kishte telefonuar duke i kërkuar të paraqitej në zyrën e tij për ta sqaruar në lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim. Por në momentin kur është futur në zyrë, pretendon se Drejtori i Policisë së Tiranës, “më përsëriti disa herë pyetjet dhe më kërkoi një informacion për të njëjtin problem, qe e sqarova.”

Haxhi Bala tha se pasi e sqaroi për gjithçka, iu drejtua: “Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj. Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje.”

Por sipas tij, Panganika nisi ta ofendojë duke e quajtur “plehrë” dhe i ka kërkuar që të “zhduket” nga zyra e tij.

Haxhi Bala në email-in dërguar Gledis Nanos i kërkonte që ta emëronte diku tjetër.

“Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit. Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një  njeri te rëndomtë. Nuk vazhdon më kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj”, shkruhet në email.

E-mail dërguar Gledis Nanos nga Haxhi Bala

Pershendetje Zoti Drejtor,

Ju informoj se sot me date 22.12.2021, me ka ndodhur ajo qe nuk me ka ndodhur nga data 03.07.1990, qe kam filluar pune.

Ne orën 12:24, me telefonon Titullari i njësisë Zoti Lorenc PANGANIKA, ne lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim.

Ngjitem lart ne zyra e Titullarit, dhe po e sqaroja për praktikat e dërguara, konkretisht, për praktiken me objekt: Trajtimin me ushqim te te ndaluarve dhe arrestuarve deri ne sqarimin e pozitës se tyre, për shkak se kontrata përfundon me date 31.12.2021.

Gjate sqarimit, pyetje-përgjigje te karakterit sqarues, me shume mosbesues se sa shterues, duke i marre me radhe termat e përdorur, referenca ligjore, kush merr pjese ne procedure, hidhet ne sistem apo jo, etj, normale deri këtu. Pas përsëritjes disa here te pyetjeve, Drejtori Vendor i  Policisë, Zoti PANGANIKA, me kërkoi një informacion për te njëjti problem, qe e sqarova, duke i sjelle ne vëmendje se: Praktika (Memo, Informacion, Relacion, Justifikime për përzgjedhjen e procedurës, shkresa) ja ku janë dhe ja vë në dispozicion: ju kam bërë me dije; i ke nënshkruar dhe keni lënë detyra,  dhe paralelisht duke e mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë.

Zoti Drejtor,

ndërkohë nga ky qëndrim, duke menduar se kisha dy jave qe punoja intensivisht për këtë procedure, sepse rrezikojnë te mbeten pa trajtim me ushqim personat e ndaluar dhe arrestuar deri ne sqarimin e pozitës se tyre; duke mbajtur komunikime intensive me:

Agjencinë e Blerjeve te Përqendruara, ne Ministrinë e Brendshme,

Agjencinë e Prokurimit Publik,

Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, ne DPPSH, dhe pas këtij angazhimi disa ditor, ne funksion te përmbushjes se detyrës, sot, me date 22.12.2021, ne Sistemin e Prokurimeve te Elektronike, u botua publikimi i procedurës se përzgjedhur (e them me shume sinqeritet u gëzova, pasi mendova dolëm nga ngërçi), dhe ndërkohë paralelisht kam mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë, dhe pasi e sqarova për gjithçka, vazhdova: Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj  dhe drejtoj.

Vazhdova: Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki.  Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje :

Dokumentet qe kishim dy jave qe punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke me quajtur plehre; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, ne zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit.

I thashë: Ruaj qetësinë dhe mos fyej, sepse po i kthen personale. Dola nga zyra dhe zbrita ne zyre, thjesht për te mos agravuar situata me shume.

Nuk e kam provokuar (fatkeqësisht nuk kisha prezent te tjerë), përkundrazi kam qene i qete, shume institucional, duke respektuar rregullat e etikes dhe komunikimit, duke i thënë: Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit

Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një  njeri te rëndomtë.

Zoti Drejtor,

unë e kuptoj, ka 2 muaj qe mban këtë qëndrim, nuk vazhdon me kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj.

Kaq sa për informacion, sepse mundet qe edhe Titullari i njësisë, mund te beje te njëjtën gjë.

Duke Ju falënderuar dhe kërkuar mirëkuptim për çdo shqetësim

Shefi i Sektorit Ekonomik

Haxhi BALA

Dokumentet sekretë të zbuluar ditën e sotme

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.

Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë, ku ka takuar Ervin Matën. Ai ka vijuar takimet me persona të botës së krimit. /Panorama/

Etiketa: Gledis NanoKryesore1mes drejtoreveSherri

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
U kap me “të bardhë” në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me “të bardhë” në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një person me aftësi të kufizuara ka humbur jetën nga asfiksia mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij është përfshirë...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com