GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos u habisni, korrupsioni ekziston”/ Brataj i del në mbrojtje mjekut të arrestuar te Trauma

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos u habisni, korrupsioni ekziston”/ Brataj i del në mbrojtje mjekut të arrestuar te Trauma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka komentuar arrestimin e mjekut Fitim Marku, i cili u kap duke marrë rryshfet.

Sipas Bratajt, kjo gjë nuk sjell habi pasi korrupsioni në mjekësi është “sheshit”, ashtu si dhe në cdo fushë tjetër.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shqiptar që nuk ka dhënë lekë, duke e konsideruar këtë fenomen si normal, edhe pse në detyrën që ka duhet të dëshmonte të kundërtën.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek”, tha Brataj.

Madje Brataj ka sjellë dhe shembullin e Italisë, ku ka punuar disa vite dhe tha se dhuaratat ndaj mjekut deri ne 300 euro jane te lejuara me ligj.

Pjesë nga fjala e tij në intervistë:

“Nuk diskutohet fenomeni t’i dalësh krah, se fenomeni i korrupsionit është i dënueshëm.

Këtu është mënyra se si u bë një akt, një kriminalizim i personit, i mjekut që është e papranueshme.

Avokati e tha, që cfarë krimi është, po vriste njeri? Ka kërkuar lekë se nuk e dimë ka kërkuar a i ka marrë.

Si procedurë brenda spitalit nuk duhet ta bëjë, ka referim, ka programim. Si në cdo sektor tjetër dhe në mjekësi është e hapur sheshit që korrupsioni ekziston.

Duam ta pranojmë apo jo, është një fenomen që në të gjitha fushat, kur shkon të marrësh diçka, po nuk dhe diçka, nuk merr dot gjë.

Nuk na doli sot ky fenomen e do habitemi, uau që e kapëm kriminelin e zhdukëm një bandë brenda spitalit ushtarak”.

Pyetje: Pra ju e pranoni dhe vetë që ekziston korrupsioni?

Brataj: Po të më thotë një shqiptar që ka kryer një veprim që nuk ka dhënë një 2 mijë apo 5 mijë lekë, të ndajmë korrupsionin nga dëshira. Se kamarierit unë nga 800 lekë cdo ditë i lë 1 mijë lekë.

Në Itali dhurata njihen deri në 300 euro mjekut që të shërbente, qoftë a si mjek, po ligjërisht është e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një shifër lejohet.

Fakti që si u arrestua, si u demonstrua, përse duhet të vijë policia me kapuc, kur agjenti është i zbuluar. Këto të tjerët për cfarë erdhën? E pse duhet të dalë përmes urgjencës?

Duke penguar punën, ti më bllokon hyrjen e urgjencës me një makinë të blinduar.
Mua më duket shumë e ekzagjëruar

Etiketa: doktorFitim MarkuSkender Brataj

Lajme të lidhura

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Masakra në Roskovec, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
Aktualitet

Masakra në Roskovec, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

19:47 - 24/07/26
Pamjet e Buzit pak çaste para se të ndahej nga jeta, pak metra larg makinës
Aktualitet

Pamjet e Buzit pak çaste para se të ndahej nga jeta, pak metra larg makinës

18:13 - 24/07/26
Para
Ideja e “çmendur”, ndeshjet në Botëror mund të bëhen 100 minuta

FOTO/ Parashikim apo gabim njerëzor? Google shpall dy finalistët e Kupës së Botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të...

Lexo më shumë
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com