GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mos u thoni pacientëve se s’ka ilaçe për kimion!”, gazetari publikon mesazhet e mjekëve të Onkologjikut

10:20 - 11/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio… Operacioni 2 700 € te privati”/ Si mashtroheshin pacientët nga mjekët e Onkologjikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Osman Stafa deklaroi se ka siguruar mesazhet mes mjekëve të Spitalit Onkologjik të 5 viteve të fundit, ku flitet për mungesën e ilaçeve të kimios. Sipas Stafës, aty tregohen se çfarë kanë hequr pacientët që janë përballur me këtë spital, për të luftuar kancerin dhe se mesazhet mes mjekëve janë vetëm një pjesëz e një realiteti të hidhur e tmerrues.

Spitali Onkologjik ishte në qerndër të skandalit pak muaj më parë. Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u vunë nën hetim dhe u shkarkuan në qershor, pasi ata dyshohen se kanë krijuar një skemë abuzive të transferimit të pacientëve nga spitali shtetëror në një klinikë private.

Sipas autoriteteve shqiptare, shtatë punonjësit e spitalit shtetëror bashkëpunonin me administratorin e një klinike private, duke dërguar atje pacientët me sëmundje tumorale, që detyroheshin të paguanin deri në 3.000 euro për shërbimin që e përfitojnë falas në qendrën “Nënë Tereza”. Gjatë hetimeve, prokuroria tha se gjeti se aparatura e kobalto-terapisë, që ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021 nuk është shfrytëzuar dhe nuk është vendosur në funksionim.

Aparatura e kobalto-terapisë përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, sidomos për ata me kancer të lëkurës.

Që kjo aparaturë të funksionojë duhej krijuar një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të përcaktuara ndërkombëtarisht, por që në fakt nuk ekziston ende.

Statusi i Stafës

Kam siguruar komunikimet e përditshme të 5 viteve të fundit të mjekëve të Onkologjikut, ku tregohen se çfarë kanë hequr pacientët që janë përballur me këtë spital, për të luftuar kancerin. Kjo më poshtë është vetëm një pjesëz e një realiteti të hidhur e tmerrues. Mungesa e medikamenteve kimio që prej 2019-ës e deri më tani është e frikshme.
Kjo betejë imja nuk ka asnjë personale me asnjë nga mjekët, e po ashtu asgjë personale me asnjë nga përgjegjësit. Kjo betejë imja, e cila do të shkojë deri në fund, ka për synim nxjerrjen e së vërtetës së mostrajtimit të pacientëvë që kanë vuajtur apo vuajnë nga kanceri.
—————————-
Gemzari apo gemcitabina është medikament kimio.
Trishtues fakti që mjeku onkolog BK, u kërkon mjekëve të tjerë që edhe pasi të janë mbaruar të gjitha ilaçet, ata të sillen sikur s’ka ndodhur gjë përpara pacientëve, duke u mohuar të vërtetën. Një e vërtetë që i çon ata drejt progresimit të sëmundjes, e deri në fatalitet.
————————————-
Komunikimet në grupin e punës të mjekëve në Whatsapp.
[18.11.21, 11:41:45 AM] AR(Kryeinfermieri): Edhe Gemzari mbaroi nuk ka me gjendje farmacia!
[18.11.21, 12:36:27 PM] SS(mjek onkolog): Po mbaroi gemzari na fiku
[18.11.21, 12:41:57 PM] BK(mjek onkolog, përgjegjës njësie): Edhe kur te jene mbaruar të gjitha, ilaçet, qetësia (e korridorit) dhe fjala e mjekut do të jene trajtimi me i mirë.
[18.11.21, 12:43:42 PM] RB(mjek onkolog):
[18.11.21, 12:46:36 PM] AP(mjek onkolog): Ate thashe dhe une. Te vije gemzari ne janar.deri ne janar do ulim numrin e shtrimeve. Anullohen ditet e 8
[18.11.21, 2:41:17 PM] AR(kryeinfermieri): Pacli erdhi
[18.11.21, 2:41:40 PM] RB(mjek onkolog): Great!
[18.11.21, 2:45:34 PM] AP (mjek onkolog): Uaa
[19.11.21, 9:18:22 AM] AR(kryeinfermieri): Mirmengjes! Gemzari vazhdon te jete mungese!
[19.11.21, 9:22:29 AM] EC(mjek onkolog): Ka ndonje shprese se nuk dime c’tu themi…
[19.11.21, 9:23:59 AM] AR(kryeinfermier): Per sot sbesoj
[19.11.21, 9:39:25 AM] RB(mjek onkolog): Thnx
[19.11.21, 10:06:45 AM] BK:(mjek onkolog, përgjegjës njësie) Mmgj. Gemcitabine nuk do të kete për 2 jave. Mos e lëshoni veten
[19.11.21, 10:07:19 AM] SS(mjek onkolog):
[19.11.21, 10:08:50 AM] RB(mjek onkolog):

Etiketa: Onkologjiku

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Përndiqte prej muajsh një 29-vjeçare, arrestohet 47-vjeçari në Durrës (Emri)

Përndiqte prej muajsh një 29-vjeçare, arrestohet 47-vjeçari në Durrës (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com