GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mosbindja civile e opozitës/ Arrestohen 7 protestues, nën hetim 40 deputetë dhe zyrtarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mosbindja civile e opozitës/ Arrestohen 7 protestues, nën hetim 40 deputetë dhe zyrtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita vijoi të hënën me mosbindjen civile, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Policia ka arrestuar 7 protestues pas protestës dhe procedoi 21 të tjerë – deputetë dhe përfaqësues të opozitës.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme””, njoftoi policia.

“U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”“, shtuan të njëjtat burime.

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore”, thotë policia.

Gjatë 3 orëve që zgjati u raportuan disa raste të shoqërimit të qytetarëve, pas përplasjeve me policinë. Te “sheshi Wilson”, “Zogu i Zi” dhe “Bashkia e Tiranës” protestuesit u shpërndanë më herët pas ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e policisë.

Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat kryesore të kryeqytetit. Këtë herë, protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga “Rruga e Elbasanit” ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te “Zogu i Zi”, “Pallati me Shigjeta” dhe për ta përmbyllur te sheshi “Wilson”. Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00. Ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj me Policinë te “Pallati me Shigjeta”, ku dhe deputeti humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor.

Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj. Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.

Vetë Agron Gjekmarkaj nga spitali reagoi duke akuzuar policinë se ushtroi dhunë. “Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregoi vetë Gjekmarkaj, teksa kreu demokrat e vizitoi në spital.

Kjo është mosbindja civile e pestë e opozitës, e cila zgjati 3 orë ndërsa u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijuan me intensitet përgjatë gjithë ditës.

Etiketa: Kryesore1mosbindja civileOpozitaPDpolicia e Tiranesproteste

Lajme të lidhura

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem
Aktualitet

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!
Aktualitet

87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

08:10 - 25/08/26
Para
Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Vrau bashkëshortin me sopatë, dyshohet se gruaja…

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Vrau bashkëshortin me sopatë, dyshohet se gruaja…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26

Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndimore regjistroi dy muajt më të...

Lexo më shumë
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 25/08/26
87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

08:10 - 25/08/26
Derbi vëllazëror ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën 3-1 dhe vijon me ambicie aventurën e saj

Derbi vëllazëror ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën 3-1 dhe vijon me ambicie aventurën e saj

07:45 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com