GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mosbindja civile/ Ja 6 kryqëzimet ku ka nisur grumbullimi, skenari që pritet

17:02 - 29/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mosbindja civile/ Ja 6 kryqëzimet ku ka nisur grumbullimi, skenari që pritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pak kohë na ndan nga protesta e Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se do të bllokojë gjashtë akse kryesore në vend.

Dhjetëra qytetarë janë parë në Sheshin Shqiponja në kryeqytet. Ndërsa, nga ana tjetër policët janë bërë gati, të pajisur me skafandra. Në këtë pikëkalim, ku opozita ka thënë se do ta bllokojë duke nisur nga ora 17:00 shihet se ka tepër trafik.

Si pjesë e strategjisë së saj dhe do të jenë deputetët e PD-së që do të shpërndahen në 6 akse kryesore duke paralizuar qarkullimin për tre orë. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

Sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

 

 

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”, raportoi gazetari Stafa.

Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së.

Afati i bllokimit po kështu mësohet të jetë 3 orë, nga ora 17:00-20:00.

Rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku pritet të mbahet mosbindja civile, ka fluks të madh mjetesh.

Kjo mund të jetë e lidhur me faktin që shoferët kanë dijeni se rruga edhe pak mund të bllokohet. Ndërkaq, deputeti i PD Qani Xhafa ka paralajmëruar protestë masive nga ana e PD-së tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Protesta e PD pritet të mbahet kryesisht pranë Rrethrrotullimit të Bradasheshit, që është një nyje kyç për mjetet që shkojnë për në Korçë, Belsh e Berat.

Në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku do të protestohet në kuadër të mosbindjes civile, ka nisur grumbullimi i mbështetësve të opozitës.

Mbështetësit e opozitës kanë nisur të grumbullohen pak pas orës 16:30, ndërsa protesta pritet të nisë në orën 17:00. Protestuesit do të bllokojnë edhe dy anët e autostradës, pranë nënkalimit të Shkozetit.

gijotina.com/

Etiketa: BllokimiKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Nis bllokimi në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, protestuesi hipën mbi kamion: Fike makinën, ose…

Nis bllokimi në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, protestuesi hipën mbi kamion: Fike makinën, ose…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com