GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mosbindje civile, aksion pa kthim”, Berisha shpalos aksionin opozitar

12:59 - 02/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mosbindje civile, aksion pa kthim”, Berisha shpalos aksionin opozitar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Demokratë dhe demokrate, mosbindja civile është betimi ynë”, u shpreh kreun demokrat Sali Berisha, gjatë një fjalimi të gjatë, që mbajti para delegatëve në Kuvendin Kombëtar të demokratëve.

Ai theksoi se Shqipëria ka nxjerrë gjithmonë heronj në kohë të vështira. Duke iu drejtuar qytetarëve ai tha se e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë në rrethanat ku jemi është aksion pa kthim dhe mosbindje civile.

“Përmendëm se vendi ka patur armiq shqipfolës të rrezikshëm, por të mos keqkuptohemi, historia e Shqipërisë nuk është historia e tradhtarëve, historia e Shqipërisë është historia e heronjve, e patriotëve, e njerëzve të ndershëm, e demokratëve, e punëtorëve, e atdhetarëve. Për çdo tradhtar, për çdo pushtues ka pasur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë.

Pushtimi nga perandoria më e madhe e kohës nxorri Skënderbeun, diktatura komuniste më e egër kohës solli lëvizjen studentore, prijësin e saj legjendar Azem Hajdarin, Azem ti je gjallë.

Edhe sot narkoregjimi i Edi Ramës do zgjojë luanin e fjetur tek shqiptarët. Pse i thashë unë këto fjalë? Sepse çdo shqiptar sot duhet të ndajë mendjen se kjo nuk është një betejë politike, kjo është një luftë për ekzistencën, për shpëtimin e kombit dhe të Shqipërisë.

Të dashur miq, ne nuk jemi kundër një partie, por kundër një partie shtet, e zaptuar nga mafia shtetërore e rrezikshme e Europës me në krye Edi Ramën, kundër atyre që në 10 vite treguan se nuk duan pluralizmin, nuk duan demokraci, jemi kundër armikut shqipfolës Edvin Kristaq Rama. Me votë ai nuk ikën sepse votën e lirë nuk e lejon, sepse po la pushtetin ai përballet me përgjegjësinë e krimeve të tij të tmerrshme ndaj shqiptarëve që ju ka bërë këtë dekadë.

Çfarë mbetet për të bërë në këto rrethana? Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament. Aksion pa kthim, mosbindje civile, aksion pa kthim, deri në fitore”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendi i PD

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Pjesë e bandës Mata- Breçani, kapet në Spanjë Ismail Zeneli

Pjesë e bandës Mata- Breçani, kapet në Spanjë Ismail Zeneli

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com