GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Mosdeklarimi i pasurisë, mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve

11:51 - 09/04/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Mosdeklarimi i pasurisë, mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë i ka dorëzuar këtë vit në Prokurorinë e Shtetit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Këto raste, kryesisht ndërlidhen me pasaktësitë e identifikuara gjatë verifikimit të deklaratave të pasurisë të dorëzuara vitin e kaluar.

Ndonëse, vlerësohet se gjykatat po i trajtojnë më me prioritet rastet e marra nga Prokuroria, sipas monitoruesve të punës së institucioneve të drejtësisë, ka ende shumë për t’u bërë.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj bën të ditur se pas përfundimit të afatit për deklarim të pasurisë, i cili ishte i hapur deri në fund të marsit, janë rreth 4 mijë e 700 zyrtarë publikë që kanë deklaruar pasurinë për vitin 2022, ndërsa 20 zyrtarë publikë nuk e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të kryer obligimin.

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët shtetërorë në Kosovë, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, por deri tani në asnjë rast nuk ka pasur dënim me burg. Gjobat janë 30 për qind e pagës mujore deri në 500 euro.

Buleshkaj thotë se deri tani nuk kanë shqiptuar ndonjë gjobë, pasi janë duke bërë verifikimin final të zyrtarëve publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Për vitin e kaluar e kanë deklaruar rreth 4 mijë e 700 zyrtarë publikë, të cilët kanë qenë të obliguar për deklarimin e rregullt të pasurisë. Deri më tani nuk e kemi shqiptuar asnjë gjobë. Jemi në procesin e verifikimit.”, tha ai.

Pas verifikimit të pasurisë dhe konstatimit se ka mospërputhje me atë çfarë është deklaruar dhe gjetjeve, ai tregon se për periudhën nga 1 janar deri më 31 mars të këtij viti, kanë dorëzuar një numër të konsiderueshëm të rasteve në Prokurori.

“Ne këtë vit i kemi dorëzuar 60 raste në Prokurori, nuk është numër shumë i madh, por është i rëndësishëm.”, tregon ai.

Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bëjnë të ditur se nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kanë pranuar gjithsej 254 lëndë.

“Prej tyre 212 lëndë kanë qenë në drejtim të veprës penale të mos raportimit ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare. Sipas njoftimeve të siguruara janë ngritur 15 aktakuza dhe tjerat janë në procedim e sipër. Ndërsa, në 3 mujorin e parë të vitit 2023, janë pranuar gjithsejtë 58 lëndë me PPN-AKK, prej tyre 47 kallëzime penale dhe 11 informata”, bën të ditur Prokuroria.

Sipas APK-së, gjatë vitit të kaluar gjykatat kanë trajtuar gjithsej 38 raste, ku për 37 prej tyre kanë marrë vendime fajësie.

 

Etiketa: mosdeklarimpasurizyrtare

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Këlliçi me banorët në Tiranë: Shteti ka rënë, duhet ndryshim

Këlliçi me banorët në Tiranë: Shteti ka rënë, duhet ndryshim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet
Aktualitet

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

16:12 - 28/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”, që...

Lexo më shumë
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

15:36 - 28/03/26
Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

15:14 - 28/03/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim

14:40 - 28/03/26
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

14:23 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com