GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja legjendare uellsiane Bonnie Tyler është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi të publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale, ku familja dhe ekipi i artistes shprehën dhimbjen për humbjen e saj.

“Familja dhe ekipi i Bonnie-s, me zemër të thyer, njoftojnë se Bonnie ndërroi jetë papritur mbrëmë në spital në Portugali si pasojë e sëmundjes për të cilën po kurohej”, thuhej në deklaratë.

Në muajin maj, artistja iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë në një spital në Portugali, vendi ku jetonte prej vitesh.

Pas ndërhyrjes ajo u vendos në koma të induktuar për të ndihmuar procesin e rikuperimit. Edhe pse më vonë doli nga koma, gjendja e saj shëndetësore mbeti kritike dhe ajo qëndroi në kujdes intensiv.

Bonnie Tyler ishte një nga zërat më karakteristikë të muzikës ndërkombëtare, e njohur për hitet e pavdekshme të viteve ’80, si “Total Eclipse of the Heart” dhe “Holding Out for a Hero”. Gjatë karrierës së saj u nominua tri herë për çmimin Grammy dhe përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2013.

Rrugëtimi i saj drejt famës nisi në mënyrë modeste. Fillimisht këndonte në klube lokale, ndërsa punonte në një dyqan ushqimor.

Talenti i saj u zbulua rastësisht gjatë interpretimit të këngës “Band of Gold”, çka i hapi rrugën regjistrimit të një demoje dhe më pas nënshkrimit të kontratës me shtëpinë diskografike RCA, ku mori edhe emrin artistik Bonnie Tyler.

Edhe pse kënga e saj e parë nuk pati sukses, “Lost in France” u ngjit shpejt në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar fillimin e një karriere që do ta kthente Bonnie Tyler në një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop-rock.

 

 

Etiketa: Kengetarjapop

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor, Rama bashkëpunon me krimin e organizuar

Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor, Rama bashkëpunon me krimin e organizuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26

1300 pedagogë të mbledhur para Universitetit Politeknik i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ata u shprehën se nuk protestuesit nuk...

Lexo më shumë
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26
Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com