GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Moska sulmon me raketë qytetin e Chernihivit, 7 të vrarë

17:15 - 19/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Moska sulmon me raketë qytetin e Chernihivit, 7 të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatë persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën kur një raketë ruse goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin. Njoftimi u bë të shtunën nga ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sulmi ndodhi ndërsa banorët e qytetit ishin nisur për në kishë me rastin e një festë fetare thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se 12 nga të plagosurit ishin fëmijë dhe 10 prej tyre, oficerë policie.

“Një raketë ruse goditi qendrën e Chernihivin tonë, sheshin, universitetin politeknik, dhe një teatër”, shkruante në rrjetin social Telegram Presidenti Volodymyr Zelenskiy, i cili ndodhet për një vizitë pune në Suedi.

“Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shkruante ai më tej.

Në një video të shkurtër që shoqëronte postimin e zotit Zelenskiy shfaqeshin mbeturina të shpërndara nëpër një shesh përpara teatrit, si dhe makina të parkuara, të dëmtuara rëndë.

Chernihivi njihet si një qytet i kishave shekullore. Ai shtrihet rreth 145 km në veri të kryeqytetit të vendit, Kievit. Ministria e Brendshme tha se si pasojë e sulmit çatia e teatrit ishte shkatërruar. Rusia ka sulmuar me raketa e dronë qytetet ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit, si pjesë e asaj që e quan një operacion special ushtarak, që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan më herët të shtunën, se kishin rrëzuar 15 nga 17 dronë iranianë Shahed, pjesë e një sulmi që Moska kishte ndërmarrë gjatë natës.

Rusia akuzon Ukrainën për sulme me drone

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi për një seri sulmesh me dronë ukrainas të shtunën që kishin si objektiv sipas saj Moskën, Novgorodit një qytet në veriperëndim të kryeqytetit rus si dhe Belgorodit, që ndodhet në kufi me Ukrainën.

Zyrtarët rusë thanë se nga sulmet nuk rezultoi asnjë i lënduar, por shtuan se droni që kishte si objektiv rajonin e Novgorodit, kishte dëmtuar një avion luftarak dhe kishte shkaktuar zjarr në një aeroport ushtarak. Rajoni i Novgorodit shtrihet qindra km larg nga kufiri i Rusisë me Ukrainën. Ministria ruse e cilësoi sulmin si terrorist.

Më vonë forcat e mbrojtjes ajrore ruse njoftuan se kishin bllokuar një dron që po fluturonte në drejtim të Moskës, duke e detyruar atë të rrëzohej pranë Putilkovos. /Voa/

Etiketa: Moska

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Drake i dhuron fanses çantën 30 mijë euro dhuratë

Drake i dhuron fanses çantën 30 mijë euro dhuratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com