GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mosmarrëveshja Sofje-Shkup zbret dhe në Shqipëri

16:22 - 27/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mosmarrëveshja Sofje-Shkup zbret dhe në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sherri ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që ka bllokuar avancimin e kësaj të fundit në BE, po transferohet edhe në Shqipëri. Sofja zyrtare, ka nisur një ofensivë diplomatike në zonat ku Shkupi i quan si pjesë të pakicës maqedonase.

Siç bën të ditur një njoftim i ambasadës bullgare në Tiranë, në Pustec ka mbërritur një nga kardiologët më të mirë bullgarë që të kryejë vizita falas për banorët, ndërkaq vijojnë investimet për ujësjellësa dhe infrastrukturë.

Njoftimi i Ambasadës bullgare

Fondacioni ‘Kujtesa bullgare’ do të sigurojë falas ekzaminime kardiologjike në rajonin e Prespës së Vogël ku ka pakicë bullgare në Shqipëri

Konsulenti kombëtar i kardiologjisë i Bullgarisë Prof. Ivo Petrov, së bashku me një ekip mjekësh nga Spitali “Acibadem City Clinic” (Sofje) do të kryejnë ekzaminime falas në Qendrën Shëndetësore në Pustec më 19 dhe 20 gusht 2023. Kushdo që dëshiron të konsultohet me kardiologun më të mirë bullgar, mund të lërë një takim paraprakisht.

Mjekët bullgarë do të kryejnë ekzaminimet së bashku me kolegët shqiptarë, duke shkëmbyer përvojë në përputhje me Marrëveshjen midis qeverive të Shqipërisë dhe Bullgarisë për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.

Për vizitat do të përdoren pajisjet më moderne të spitalit “Acibadem City Clinic” në Sofje. Një nga aparatet e përdorura gjatë vizitave – një defibrilator – do t’i dhurohet më pas Qendrës Shëndetësore të Pustecit për nevojat e pacientëve vendas.

Organizatori është Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni i tij “Kujtesa bullgare”, kurse nisma është nën kujdesjen e ministres së jashtme bullgare znj. Maria Gabriel.

Kjo është nisma e radhës bamirëse e Dr. Vrabevskit në zonën ku jeton edhe pakica kombëtare bullgare. Në vitin 2020 ai i dhuroi bashkisë Pustec një zjarrfikëse, një ambulancë dhe një fuoristradë për patronazh social. U rinovua ujësjellësi në fshatin Tuminec, duke u mundësuar furnizimi 24 orë me ujë në dy nga nëntë fshatrat e Prespës së Madhe. Me mbështetjen financiare të Fondacionit “Kujtesa Bullgare” u blenë mobilje të reja dhe u sigurua një sallë kompjuterike në shkollën në Pustec. Prapë Dr. Vrabevski ndihmoi rekonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës midis fshatit Vërnik dhe qytetit të Bilishtës në kuadër të programit “Ndihma për Zhvillim” të qeverisë bullgare./ TemA

Etiketa: ShkupShqiperiSofie

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Forcat ukrainase hedhin në erë autoblindën ruse (VIDEO)

Forcat ukrainase hedhin në erë autoblindën ruse (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com