GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, përmbyten disa qytete

08:57 - 29/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, përmbyten disa qytete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stuhia e fortë e erës dhe shiut që përfshiu vendin tonë ditën e djeshme, duke u përkeqësuar më shumë gjatë natës, ka  lënë pasoja të shumta  në disa qytete. Që prej mesditës janë raportuar probleme në Vlorë, ku një pjesë e madhe  fshatrave atje mbeten pa energji elektrike, ndërsa u anulua edhe koncerti i Pavarësisë.  Ndërsa shirat e shumtë kanë vijuar edhe gjatë natës duke krijuar probleme në disa akse rrugore. Ndërkohë, bëhet me dije se Lungomare, zona te “Albano dhe Romina” , zona te “Biblioteka” janë disa nga zonat që vazhdojnë të ndodhen nën pushtetin e shiut.

Ndër të tjera, mësohet se disa automjete kanë pësuar defekte në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën, vështirësi kanë hasur dhe kalimtarët pasi trotuaret ishin të mbuluar nga uji. Disa lagje te qytetit për shkak të mungesës së kanalizimeve janë përmbytur,  duke i ngujuar brenda në banesë banoret. Sakaq, vetë ARRSH njofton se situata pritet të jetë e rënduar edhe për ditën e sotme, pasi parashikohet mot me reshje intensive dhe temperatura të ulëta.

Librazhd

Në të njëjtën situatë është zgjuar sot edhe qyteti i Librazhdit, ku mbrëmjen e kaluar shpërthyen pusetat, pasi kanalet e ujërave të zeza ishin të bllokuar. Rruga pranë spitalit, në stacionin e autobusëve  dhe rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur plotësisht, ndërsa situata vazhdon e tillë edhe këtë mëngjes pasi gjatë gjithë natës ka pasur reshje me intensitet të lartë në këtë qytet.

Fier

Situata në qytetin e Fierit paraqitet më e qetë, por në disa zona periferike raportohet se ka pasur përmbytje. Bashkia Fier raporton se gjatë mbrëmjes së djeshme një pjesë e mirë e qytetit ka patur probleme  energjinë elektrike, kryesisht në zonat si Mujalli, Grecalli, Baltez, Radistine Hoxhsre e vjetër.

Durrësit

Qyteti i Durrësit është zgjuar gjithashtu nën pushtetin e ujit. Konkretisht zonat më problematike janë “Lagjia 13 në Plazh”, zona te “Pranvera” dhe te “Vollgat. Edhe në këtë qytet ka patur shkëputje të herë pas hershme të energjisë elektrike si dhe rrugët kryesore janë bërë tërësisht të pakalueshme si për këmbësorët edhe për automjetet.

Lushnjë

Ndërsa në qytetin e Lushnjës situata paraqitet e mirë deri më tani. Mësohet se nuk ka rrugë të bllokuara  dhe nuk ka pasur mungesë apo ndërprerje të energjisë elektrike si për abonentët familjarë e po ashtu edhe për bizneset. Gjithashtu, nuk ka përmbytje në zonat që zakonisht janë në rrezik në ditë të tilla me shi dhe erë të fortë.

Kukësi

Kukësi është zgjuar sot me reshje shiu dhe bore. Për shkakë të rrebeshëve të shiut në rrugët nacionale dhe rurale ka prezencë të rreshkitjes së dherave dhe gurëve. Akset problematike paraqiten ato të Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Qaf Mali, Krumë-Kam-Bajram Curri, Bajram Curri-Fierzë Lekbibaj e Bajram Curri Valbonë. Firmat nëkontraktore janë mobilizuar në pastrimin e rrugëve.

Ndërkohë situata më problematike paraqitet në zonat e thella rurale, pasi krahas reshjeve të shiut këto zona jan përfshirë edhe nga bora. Momentalisht trashësia e borës në zonat e Shishtavecit, Gryk Qajës, Arrnit, Kalisit, Bushtricës, Malziut, Valbonës, Lekbibaj është 5 cm. Por bora po bie me intensitet të lartë.

Etiketa: Kryesore1Mot i keqpermbytjereshje shiu

Lajme të lidhura

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë
Aktualitet

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26
Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik
Aktualitet

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
Para
Bayern dhe Barcelona kërkojnë të njëjtin lojtar

Bayern dhe Barcelona kërkojnë të njëjtin lojtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë
Aktualitet

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë...

Lexo më shumë
Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com