GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja qarqet më problematike

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja qarqet më problematike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të Shqipërisë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe bilancit të Ministrisë së Mbrojtjes, në njësinë administrative Ana e Malit ka përmbytje në një sipërfaqe prej 400 ha.

Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësine administrative Ana e Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.

Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish – këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.

Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike.

Eshte hapur diga në rezervuarin e Qafmollës në Rrëshen pasi ka arritur pikën kritike, nuk ka shkaktuar probleme deri tani.

Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa.

Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.

Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.

Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve.

Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati.

Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati.

Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, po punohet nga firmat kontraktore.

Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.

Në aksin rrugor nacional Burrel – Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.

Forcat e Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, mbeten në gatishmëri në çdo rast nevoje.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë.

Etiketa: Kryesore1ministriaMotiShqiperi

Lajme të lidhura

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!
Aktualitet

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Para
Tensionet në veri, Kurti: Serbia kërkon të vazhdojë luftën që humbi

Tensionet në veri, Kurti: Serbia kërkon të vazhdojë luftën që humbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26

Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth vazhdojnë kundërshtimin e tyre për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë

20:17 - 02/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com