Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë nga veriu në jug me reshje të shumta shiu dhe dëbore.
Gjatë 24 orëve të fundit termometri ka pësuar një rënie të ndjeshme të vlerave të cilat në zonat malore kanë kaluar disa gradë celcius nën zero.
Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina janë prezente gjatë orëve të mëngjesit ndërsa do të jenë dhe gjatë mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet do të jenë me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.
- Bllokohet bypassi i Murrizit
Tashmë është rutinë bllokimi i qarkullimit në bypassin e Murrizit, për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
Policia e Dibrës ka vendosur postbllok në rrethrrotullimin e Klosit dhe drejtojnë mjetet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Milot.
Të njëjtën gjë bën edhe Policia e Tiranës që nuk lejon mjetet drejt Bastar Murrizës.
- Si paraqitet situata në Mirditë
Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit.
Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.
- Dibër
Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë.
Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë. Reshjet e dëborës vazhdojnë ndaj drejtuesit e mjeteve duhët të reduktojnë shpejtësinë dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.
- Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës
Prej mëngjesit të sotëm nga Qafë Thana, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të juglindjes janë prekur nga reshjet e dëborës e cila ka sjellë vështirësi të qarkullimit të automjeteve në akset kombëtare
Reshjet e borës kanë nisur edhe në qarkun e Elbasanit, në Prrenjas. Aktualisht kalimi i automjeteve është vështirësuar, duke shkaktuar vështiresi në qarkullimin e automjeteve në kthesat e Qafë Thanës.
Disa prej tyre janë detyruar të ndalojnë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, e shoqëruar dhe me erë të foortë, duke pamundësuar lëvizjen.
Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.
Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes reshjet e dëborës janë prezentë edhe në qytetin e Korçës.
- Kukësi nën “pushtetin” e dëborës, shumë zona pa energji elektrike
Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore, gjatë kësaj të diele.
Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me reshje të dendura bore, ka bërë që termometri të zbresë në -3.C, duke krijuar kushtet tipike të dimrit të vërtetë që të ofron Kukësi në mes të janatit.
Ndërkohë bora ka kaluar 10 cm në qytet, ndërsa në lartësi ajo ka arritur deri në 30 cm. Por, problem mbetet era e fortë që shkakton grumbullimin e borës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.
Të gjitha rrugët nacionale kanë vështirësi në lëvizje, këshillohen që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar në përdorimin e këtyre rrugëve, e nëse është e nevojshme të shmangimin qarkullimin e tyre gjatë drejtimin të automjetit.
Ndërkohë shumë zona janë pa energji elektrike, qyteti i Kukësit prej 10 minutash vijon të mos furnizohet me drita.
- Pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas më 12 janar 2025.
Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar se anulohen lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari, për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor.
Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë si zakonisht. Autoritetet kërkojnë që të gjitha subjeketet që operojnë në det të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve lundruese dhe përgatitjen e ekuipazhit, ndërsa ndalohen mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur.
- Si paraqitet situata në Lezhë
Në territorin e qarkut Lezhë, mbizotëron një mot i vrejntur e me reshje me intensitet të ulët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër, kanë rënë 10 mm shi , por në zonat mbi 200 m mbi nivelin e detit kanë filluar rreshjet e dëborës, të shoqëruara me erë të vrullshme me mbi 60 km/orë, me tendencë rritje.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet të ketë ndërprerje të shkurtëra të energjisë elektrike, si dhe grupet e punës së OSHEE dhe të bashkisë janë në terren për riparimin e defekteve që mund të shfaqen.
Në teritorin e Qarkut Lezhë nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara nga dëbora, janë lajmëruar subjekte kontraktore të mirmbajtjet se akseve rrugore për përkeqësimin e motit, me qëllim që nga ana e tyre te marrin masat përkatëse.
Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.
- Shkodër
Nga qarku i Shkodrës informohemi se akset rrugore janë të qarkullueshme. Në të gjitha akset në zonat malore ka prani te dëbores dhe ere të fortë.
Qarkullimi i automjeteve ne zonat malore duhet te kryhet me goma dimerore për shkak se po vazhdojnë reshjet e dëborës.
Aksi rrugor Boge – Breg Lumit është i kalueshem.
Nj.A. Shale dhe Shosh jane pa Energji Elektrike.
Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar si pasoje e shembjeve te dherave edhe te reshjeve te Bores.
* Nga bashkia Vau Dejes , informohemi se kemi mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.
* Nga bashkia Fushe Arrez, informohemi se vazhdojne reshjet e debores te shoqeruara edhe me era te fuqishme, ku deri tani trashesia e debores i kalon 20 cm, rruget nacionale jan te hapura por qarkullimi behet me zinxhir, ndersa rruget rurale qe lidhin bashkine Fushe-Arrez me Nj.A. Iballe dhe fshatrat rreth saj deri ne Firze jane te bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafe-Mali, Iballe dhe Blerim.
Discussion about this post