Lundrimi i linjës së tragetit Vlorë-Brindisi është pezulluar edhe sot.
Shkak është bërë moti i keq dhe kushtet jo të favorshme bregdetare. Gjithashtu edhe për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.
Pezullimi do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike që pritet vetëm pasditen e të hënës.
Deri më tani veç lundrimit në Vlorë nuk ka probleme te tjera, ndërsa edhe në Llogara qarkullimi vijon normalisht.
Discussion about this post