GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

17:44 - 20/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkumbini del nga shtrati, përmbyten tokat bujqësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka qenë më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon ndërsa po kryhen ndërhyrjet në terren.

SITUATA SIPAS QARQEVE

QARKU LEZHË

Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.

Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda.

Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin ka tendencë rënie. Furnizimi me ujë është normal.

QARKU DURRËS

Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli.

Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.

Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.

QARKU FIER

Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.

Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e Bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situata edhe në argjinaturën e Mbrostarit.

QARKU VLORË

Edhe në Vlorë situata paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.

Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.

Në Sarandë, situata është e stabilizuar. Të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq.

Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.

QARKU DIBËR

Ekipet e emergjencave në terren po punojnë punën për riparimin e dëmvee të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.

Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e ri.

Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.

Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit,  në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.

FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat.

Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.

QARKU SHKODËR

Po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.

Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.

QARKU BERAT

Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.

Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.

Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.

QARKU KORÇË

Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie. Ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.

Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.

QARKU GJIROKASTËR

Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendencë rënie është edhe në Përmet.

Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.

Format kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan  dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.

QARKU ELBASAN

Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.

QARKU TIRANË

Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situata është drejt stabilizimit.

QARKU KUKËS

Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.

Lajme të lidhura

Shkarkimi i prokurores së Elbasanit: KPA gjen probleme me pasurinë
Aktualitet

Shkarkimi i prokurores së Elbasanit: KPA gjen probleme me pasurinë

19:37 - 11/12/25
Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës
Breaking Views

Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës

19:32 - 11/12/25
Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë
Aktualitet

Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

18:50 - 11/12/25
Para
Rikthehet stuhia, fundjava vjen me dëborë! Ja qarqet më problematike

Rikthehet stuhia, fundjava vjen me dëborë! Ja qarqet më problematike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkarkimi i prokurores së Elbasanit: KPA gjen probleme me pasurinë
Aktualitet

Shkarkimi i prokurores së Elbasanit: KPA gjen probleme me pasurinë

19:37 - 11/12/25

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga...

Lexo më shumë
Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës

Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës

19:32 - 11/12/25
Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

18:50 - 11/12/25
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri

18:45 - 11/12/25
“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

17:59 - 11/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com