GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Moti i nxehtë rrit çmimin e sheqerit në nivel rekord

në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Moti i nxehtë rrit çmimin e sheqerit në nivel rekord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e sheqerit u rritën pasi kërkesa në rritje u ndërlikua nga një perspektivë e përkeqësuar e motit. Analistët thonë se ka ende hapësirë që çmimet të rriten.

Kontratat future të sheqerit të papërpunuar, u rritën ditët e fundit në 24 cent për paund dhe arritën nivelin më të lartë të 11 viteve.

Girish Chhimwal, analist i sektorit në S&P, përmendi rreziqet e motit, që mundojnë prodhuesit kryesorë të sheqerit.

Rritja e kostove mund t’u kalojë konsumatorëve në formën e ëmbëlsirave më të shtrenjta.

“Rritja e çmimit të ëmbëlsirave dhe pijeve me bazë sheqeri, do të përfshijë rritjen e vlerës së sheqerit,” tha John Stansfield, analist në platformën e të dhënave të mallrave DNEXT.

Çmimet e produkteve ushqimore të përpunuara po rriten globalisht, shtoi Stansfield.

Shqetësimet e prodhimit

“Në javët e fundit, sezoni aziatik i shtypjes së kallamit, ka filluar të mbyllet dhe ne kemi parë rishikime të mëdha në rënie, të të korrave në vendet kryesore prodhuese, më së shumti në Indi, Tajlandë, Kinë dhe Pakistan,” tha Stansfield.

India është prodhuesi i dytë më i madh i sheqerit në botë pas Brazilit.

Stansfield shtoi se prodhimi më i ulët, u shoqërua nga një kulture e varfër e panxharit europian, që rezulton nga zvogëlimi i sipërfaqeve dhe thatësirës së rëndë në verë, si dhe kërkesa që vazhdon të rikuperohet nga periudha e Covid.

Rreth 80% e prodhimit global të sheqerit vjen nga kallami i sheqerit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Sheqerit, ndërsa 20% rrjedh nga panxhari.

Moti ekstrem mund t’i rrisë së tepërmi çmimet

Ndërsa Kina potencialisht mund të tërheqë rezervat shtetërore, për të lehtësuar presionin në tregjet globale, Chhimwal paralajmëron se ka shumë faktorë, që mund të rrisin çmimet.

“Sidoqoftë, rreziku i El Nino-s mbi perspektivën e prodhimit aziatik, mund të kompensohet në afat të mesëm dhe të çojë çmimet shumë më të larta,” paralajmëroi Chhimwal.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (National Oceanic and Atmospheric Administration), ka një shans 62% të kushteve të El Niño, nga maji deri në qershor.

Në varësi të reshjeve të musonit aziatik, tregu i sheqerit potencialisht mund të bëhet “shumë i paqëndrueshëm” dhe i nxitur nga moti në afat të mesëm, shtoi ai.

Shirat në prodhuesin numër një, Brazili, po ngadalëson gjithashtu fillimin e korrjes në prill.

Korrja e kallamsheqerit në rajonin jug-qendror të Brazilit – që përbën 90% të prodhimit të vendit – zgjat nga prilli në dhjetor dhe rendimenti i tij do të ishte një matës kyç për t’u monitoruar, tha analisti i mallrave i Fitch Solutions, Matthew Biggin.

Por “çmimet e sheqerit janë aq të larta tani, saqë edhe nëse çmimet ftohen ndjeshëm kur të korrat braziliane të dalin në treg, çmimet mund të konsiderohen ende të rritura mbi nivelet historike”, tha ai.

Një faktor tjetër, që shtyn rritjen e çmimeve, është vendimi i fundit i papritur i OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës me rreth 1.16 milionë fuçi në ditë.

“Vendimi i OPEC-ut dhe rritja e çmimeve të naftës, ka të ngjarë të mbajë çmimet të larta”, theksoi gjithashtu Biggin.

Shtytja drejt rritjes së mandateve të biokarburanteve do të vendosë gjithashtu një dysheme nën çmimet në një afat më të gjatë, tha Biggin.

Lajm i keq për disa

Ashtu si me çmimet më të larta të ushqimeve, vendet që përballen me nivele të larta të pasigurisë ushqimore, do të goditen më rëndë nga rritja e çmimeve të sheqerit, tha Chhimwal i S&P.

Kjo do të godasë “veçanërisht rëndë” vendet e Afrikës së Veriut dhe Afrikës Sub-Sahariane, ku konsumi i sheqerit dhe kërkesa për import janë të larta, tha ai.

“Konsumatori mesatar, tashmë po e sheh ndikimin e çmimeve më të larta,” tha Stansfield i DNEXT. /CNBC

Etiketa: cmimisheqeri

Lajme të lidhura

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë
Aktualitet

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
5 këshilla për delegimin efikas të detyrave në punë

5 këshilla për delegimin efikas të detyrave në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar
Sport

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

Dy sfida të rëndësishme evropiane janë mbyllur me rezultate të barabarta mbrëmjen e sotme. Fenerbahçe dhe Roma nuk shkuan më...

Lexo më shumë
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com