GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Motra dhe vëllai dashurohen më njëri-tjetrin dhe lindin dy fëmijë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Motra dhe vëllai dashurohen më njëri-tjetrin dhe lindin dy fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ana Parra dhe gjysmë vëllai i saj Daniel Parra nga Spanja, janë takuar pas shumë vitesh dhe ranë në dashuri.

Të dy e dinin ekzistencën e njëri-tjetrit, pasi babai i Anës e kishte braktisur, duke bërë fëmijë me një grua tjetër. Danieli, i lindur nga e gruaja e dytë e babait të tyre, gjithashtu e dinte se Ana ekzistonte. Dyshja më në fund u takua, kur Ana e gjeti atë në rrjetet sociale.

Ajo tha: Nëna ime më tha se babai na kishte lënë për të krijuar një familje tjetër dhe se kishte pasur një fëmijë tjetër.

Daniel Parra shtoi: Dikush më kishte thënë se kisha një motër, por babai im nuk më tregoi kurrë, ishte diçka që ai donte ta fshihte.

Ana gjeti gjysmë vëllanë e saj në Facebook dhe pasi u takuan, u dashuruan me njëri-tjetrin.

Ana tha: Nuk donim ta kuptonim, ishim të inatosur me veten sepse ishte e vështirë të pranonim dhe ta thyenim atë tabu. Jemi vëlla e motra edhe pse nuk ndiheshim ashtu. Ajo kujtoi edhe momentin kur janë puthur për herë të parë: Ne ishim duke festuar, u afruam ngadalë dhe i dhamë njëri-tjetrit puthjen tonë të parë. Më pas nuk folëm dhe nuk u takuam, na vinte turp për atë që kishte ndodhur.

“Ajo puthje theu të gjitha barrierat”, tha Daniel.

Pas vetëm disa ditësh, ata e kuptuan se nuk mund të vazhdonin pa u parë përsëri.

Daniel tha: Imagjinoni të pëlqeni një vajzë dhe për një arsye morale, të ndalohet të jesh me të. Është vërtet e vështirë të përballesh me të.

Ata filluan të kalonin kohë së bashku, pa treguar se ishin në një marrëdhënie romantike. Vetëm pas një udhëtimi në Londër, ku ata mund të silleshin si një çift normal, vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre.

“Ajo ishte hera e parë që mund të themi se silleshim, në publik, si një çift i vërtetë. Dolëm për darkë, bënim shëtitje. Ishte si një shpërthim lirie”, u shpreh Ana.

Çifti vendosi të dilte publikisht në TV dhe të fliste për dashurinë e tyre.

Ana tha: Nuk kishim dëshirë t’i tregonim të gjithëve historinë tonë një nga një, prandaj vendosëm ta tregonim në këtë mënyrë.

Ata u pritën shpejt me një lumë kritikash në internet.

Ana tha: Ka njerëz që na kanë shkruar në rrjetet sociale duke na thënë se do të digjemi në ferr.

Por kjo nuk e pengoi çiftin të vazhdonin lidhjen e tyre, të cilët tani kanë dy fëmijë, pesë dhe tre vjeç. Fëmijët e dinë se prindërit e tyre janë gjysmë motër e vëlla.

Pavarësisht rrezikut më të lartë për të lindur me një lloj sëmundje recesive, për shkak të lidhjes gjenetike të prindërve, fëmijët janë plotësisht të shëndetshëm. Edhe pse incesti nuk është një krim në Spanjë, Kodi Civil spanjoll ndalon martesën midis të afërmve. Çifti tani po përpiqet që të lidhin kurorë në vendin e tyre.

Etiketa: Ana ParraDaniel Parradashurohen

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Ushtari qëllon për vdekje zyrtarin e lartë, pastaj vret veten

Ushtari qëllon për vdekje zyrtarin e lartë, pastaj vret veten

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet
Aktualitet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26

Teksa sezoni turistik po i afrohet fundit, deputeti i PD, Klevis Balliu ngre shqetësimin se vëmendja publike nuk po përqendrohet...

Lexo më shumë
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com