GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Motra e Celine Dion: Nuk i kontrollon më muskujt, si është gjendja…

në Art & Kulturë, Botë, Lajme, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Motra e Celine Dion: Nuk i kontrollon më muskujt, si është gjendja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person që i ka munguar shumë skenës muzikore ndërkombëtare është Celine Dion, e cila vitin e kaluar njoftoi se vuante nga një e njohur edhe si “sindroma e njeriut të ngurtë“. Është një sëmundje e pashërueshme, autoimune, në të cilën qelizat nervore dëmtohen gradualisht, duke rezultuar që personi të mos jetë në gjendje të lëvizë.

Sindroma e ngurtë siç quhet ndryshe, paraqet edhe konvulsione, një simptomë që vuan fort prej disa vitesh, Celine Dion, siç e kishte zbuluar edhe ajo vetë. Celine foli për shëndetin e saj gati një vit më parë kur njoftoi se do të detyrohej të anulonte turneun e saj. Dëshira për t’u rikthyer në skenë është e madhe, ndaj ka lënë të kuptohet se në një moment, kur situata ta lejojë, do t’i rikthehet sërish koncerteve. Megjithatë, një gjë e tillë duket të jetë një skenar i largët, pasi motra e saj, e cila shpesh jep një përditësim për gjendjen shëndetësore të Dionit, nuk ishte veçanërisht optimiste.

“Ajo punon shumë, por nuk ka kontroll të muskujve. Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar”, tha Claudette për 7 Jours.

Më tej, ajo vazhdoi: “Është e vërtetë që në ëndrrat tona dhe të saj synimi është rikthimi në skenë. Në çfarë cilësie? Nuk e di. Kordet vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.”

Claudette ka treguar më parë se pavarësisht se ka punuar me “kërkuesit dhe mjekët më të mirë në këtë fushë“, shëndeti i Celine nuk është përmirësuar ndjeshëm. Ajo tha për gazetën “Le Journal de Montreal”: “Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme”.

Etiketa: Celine Dion

Lajme të lidhura

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

18:27 - 13/07/26
GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021
Aktualitet

GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

18:10 - 13/07/26
Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Botë

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26
Para
Si ta mbash ankthin nën kontroll gjatë natës?

Si ta mbash ankthin nën kontroll gjatë natës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

18:27 - 13/07/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku...

Lexo më shumë
GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

GJKKO shpall fajtorë katër të pandehur për shitblerje të votave në zgjedhjet e vitit 2021

18:10 - 13/07/26
Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

17:38 - 13/07/26
Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com