GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Motra e Dan Hutrës: Ai hante mish qengji me policët e burgut!

17:08 - 08/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të burgosurit për Dan Hutrën: Ka thyer rregullat, ka vrarë gra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Motra e Dan Hutrës, personit që kreu masakrën e Paskuqanit pasi vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera e ka cilësuar të vëllanë si një njeri me rrezikshmëri shumë të lartë, por që mbrohej nga Policia e Shtetit.

Në një rrëfim për “Me Zemër të Hapur” në News24, Asija tha se gjatë kohës që e vizitonte të vëllanë në burg, kishte vënë re që Hutra ushqehej shumë mirë dhe madje hante në një tavolinë me policët e burgut. Ajo shtoi gjithashtu se nuk do t’ia falë të vëllait për krimet e kryera dhe se ndjehet e frikësuar për bashkëshortin e fëmijët.

Pjesë nga biseda telefonike:

Asije Hutra: Dani ka qenë 12 vjeç, kur ka ardhur nga Greqia dhe ka kaluar totalisht jashtë logjikës duke parë babain duke u përcjellë drejt varrezës. Policia e Shtetit nuk ka marrë masa ndaj tij, e ndërkohë del e thotë që ka qenë më rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, janë ata policë që…do u them ‘turp të keni’, se Dani ka ngrënë mish qengji me ta. Unë nuk do ia fal kurrë Dan Hutrës. Ngushëllimet e mia ndaj familjes së viktimës. Më vjen të qaj se jam shumë e mërzitur dhe më vjen të qaj. Dani duhet të marrë dënimin e merituar. Të më dëgjojë Dani ‘vëlla i dashur nuk pate rrugë tjetër përveç se të vrisje vajza? Nuk mendove se ke motra? Turp nuk ke o vëlla? Nuk mendove për nënën? Nuk të erdhi turp që ia ktheve me kaq egërsi? Sikur i gjithë populli shqiptar ta falë, nuk do e bëj.

Pyetje: Keni frikë?

Asije Hutra: Kam frikë. Sepse kam fëmijë, bashkëshortë, motra, vëllezër të tjerë, nipër dhe mbesa.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

Etiketa: Dan HutraKryesore1motra

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Futbollisti i City-t nën hetim, preku vajzat te… (VIDEO)

Futbollisti i City-t nën hetim, preku vajzat te... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com