GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mourinho i përgjigjet “mjeshtrit të midhjes”

12:26 - 09/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mourinho i përgjigjet “mjeshtrit të midhjes”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roma mori një fitore me vlera ndaj Torinos dhe ngjitet në vendin e tretë. Një gol me penallti nga Dybala në një transfertë jo të lehtë, kanë bërë që verdhekuqtë të shpresojnë më shumë se kurrë për një vend në Champions League.

Dhe pas kësaj sfide, Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur “mjeshtrit të midhjes” Antonio Cassano. Gjatë javës, ish-sulmuesi, ka kritikuar lojën e Romës: “Mourinhos nuk i intereson aspak për futbollin, është vetëm kinema”, ka thënë “koka më e zgjuar e këtij sporti” (e kuptoni vetë).

Kundërpërgjigjja e Special One ka ardhur në konferencë për shtyp, pas fitores 1-0 kundër Torino-s: “Secili është i lirë të ketë preferencat e tij dhe të bëjë kritika. Po kur flitet për të tjerë, si Antonio, gjërat ndryshojnë: ai argëtohet, të tjerët punojnë në mënyrë serioze.

“Nëse kritikojnë Romën ose Mourinhon nuk intereson, ata argëtohen. Cassano ka luajtur te Roma, tek Inter dhe tek Real Madrid”, ka vazhduar trajneri portugez. “Në Madrid mbahet mend për veshjen e tij, me Romën ka fituar një Superkupë të Italisë pa luajtur, tek Interi nuk ka fituar as kupën e Lombardisë.

Ju e dini se çfarë kam fituar unë me Interin, Real Madridin dhe Romën. Ai mund të ketë një problem për mua, unë nuk kam asnjë me atë. I them vetëm një gjë: kujdes Antonio, je 40 vjeç dhe unë 60, ndonjëherë vijnë lojtarë si Marko Livaja dhe më pas është e vështirë.”

Livaja ishte pjesë e Inter në sezonin 2012-2013 dhe është përplasur me Cassanon, me kroatin që siç është raportuar asokohe e ka goditur keq ish-sulmuesin italian, pasi ky i fundit e ka ofenduar. Episodi është mbajtur i fshehtë nga klubi, por në kampin zikaltër ishin shumë ata që e panë.

A do e ketë marrë leksionin Antonio? Epo, duke marrë parasysh “inteligjencën” e tij, besojmë se jo. (Siç mund ta dalloni në foton kryesore të përgatitur nga harrystone10)

Etiketa: Cassano mjeshtri i midhjesJose Mourinho

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Presidenti Joe Biden emëron ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, kush është Jeff Hovenier

Hovenier: Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com