GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mourinho: Ja çfarë më tha Spinazzola në telefon, Italia më e fortë se Spanja

11:23 - 04/07/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mourinho: Ja çfarë më tha Spinazzola në telefon, Italia më e fortë se Spanja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Itali-Spanjë po pritet me interes të madh. Dy kombëtaret do të ndeshen mes tyre të martën në mbrëmje (21:00) në stadiumin “Wembley”, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e Euro 2020.

Jose Mourinho ka zbarkuar në Romë për të nisur aventurën me verdhekuqtë, teksa në prononcimin e dhënë për TalkSport flet rreth dëmtimit të Leonardo Spinazzolës dhe bisedës me lojtarin e tij.

Më pas analiza e kombëtares së kaltër, që i po bën të gjithë për vete me futbollin e bukur që po prodhon. Spanja është e rrezikshme, por tekniku portugez mendon se Italia është më e fortë.


“Në Itali janë shumë të lidhur me ekipin kombëtar. Për momentin ndodhem në karantinë në Romë, në qendrën stërvitore të klubit, por e ndjej që të gjithë nuk janë vetëm të ngazëllyer, por shumë pozitivë për ekipin e Mancinit. 

Italia nuk po bën mirë vetëm në Euro 2020, ata janë paraqitur kështu edhe më parë. Ekipi ka një përzierje shumë të mirë, lojtarët kanë aftësi teknikë, por edhe dinë të mbrojnë siç duhet. 

Bonucci dhe Chiellini luajnë me sy mbyllur me njëri-tjetrin, pasi kanë shumë vite që luajnë së bashku. Italia humbi Spinazzolën, por edhe unë e humba. Nuk do e kem në dispozicion për gjashtë muaj, e imagjinoni sa të vështirë do kem?

Mancini ka humbur një lojtar të rëndësishëm. Tani kanë Emerson Palmierin në krahun e majtë, një lojtar i mirë dhe me përvojë, por Spinazzola po luante në mënyrë të shkëlqyer. 

Jorginho i jep ekipit një stabilitet të jashtëzakonshëm. Pastaj janë Barella, Verratti dhe Locatelli, Italia ka kaq shumë talent dhe cilësi në mesfushë.

Immobile dhe Belotti nuk po shënojnë, por golat po vijnë edhe nga pozicione të tjera. Insigne, Chiesa… ekipi i kaltër ka shumë alternativa dhe shpirti i skuadrës është i duhuri.

Edhe stafi teknik është i plotësuar, Mancini është i rrethuar me miq me përvojë dhe eksperiencë të jashtëzakonshme, të cilët kanë krijuar një atmosferë shumë të mirë.

Fola sot me Spinazzolën dhe ai po më tregonte sesa të sigurt dhe të mbushur me besim janë shokët e tij… Sigurisht që nuk po them që Italia do të kualifikohet me 100% në finale. 

Kam shumë respekt për Spanjën, por nuk mendoj se janë aq të fortë sa Italia. Gjithsesi, ata kanë talente dhe kualitet në skuadër. 

Kanë një stil të caktuar loje dhe nëse ndeshja merr drejtimin që ata duan, Spanja ka aftësinë të dëmtojë çdo kundërshtar“, përfundoi “Special One”. 

Etiketa: Jose Mourinho

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Guvernatori Sejko uron Yuri Kim për Pavarësinë e SHBA: Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë për forcimin e demokracisë

Guvernatori Sejko uron Yuri Kim për Pavarësinë e SHBA: Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë për forcimin e demokracisë

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com