GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mrekulloi me supergolin, Asllani: Interi me grup fantastik

09:42 - 20/12/24
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Mrekulloi me supergolin, Asllani: Interi me grup fantastik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi shënoi supergolin nga goditja e këndit në fitoren 2-0 të Interit kundër Udinezes për 1/8 e Kupës së Italisë, Kristjan Asllani tha pas ndeshjes se grupi i lojtarëve te zikaltërit është fantastik, ndërsa pranoi se goli erdhi pasi kishte fatin në krah.

“Goli olimpik? Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ishte fat. I rëndësishëm nuk është goli, por që fituam dhe jemi në çerekfinale. Jemi shumë të lumtur pasi po i japim vazhdimësi rezultateve tona. Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu.

A janë të gjithë titullarë në këtë ekip? Po, por nuk është kjo e rëndësishmja, por grupi. Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh që është e jashtëzakonshme, brenda dhomave të zhveshjeve dhe jashtë tyre. Ka të rinj, ka eksperiencë dhe duhet të vazhdojmë kështu kompaktë. Dhe meqë ra fjala, dua të falënderoj Arnautoviç, pasi i ndihmon shumë të rinjtë, edhe ata që vijnë nga ekipi Primavera dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë të tillë në grup”, tha Asllani për “Sport Mediaset”.

‘Kristjani mori Interin në duart e tij dhe e çoi në çerekfinale. Ai e bëri këtë me një paraqitje solide me 57 topa të prekur, 45 pasime pozitive, nëntë gjuajtje (vetëm Martinez bëri më shumë) dhe një gol nga këndi’, kështu shkruan ‘Gazzetta dello Sport’ për performancën e mesfushorit shqiptar.

Etiketa: asllaniinterKristjan Asllani

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Laborator marijuane dhe arsenal armësh, arrestohet shqiptari në Greqi

Laborator marijuane dhe arsenal armësh, arrestohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com