GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mu kujtua vajza ime”/ Si dështoi atentati për vrasjen e njeriut të Leonard Dukës në derën e burgut

11:18 - 21/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
I vendosën tritol në banesë, Duka: Nuk kam konlikt me njeri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj dyshohet se mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha eurosh deri në 400 mijë euro por vrasjet nuk u realizuan.

Ndërkohë  SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Martinajn dhe Dukën, ky i fundit i arrestuar në Belgjikë në shkurt 2023. Sipas informacioneve jo zyrtare ka qenë zbërthimi i bisedave në Sky ECC që  kanë zbuluar gjithë skemën

Bashkëpunëtorët e Martinajt

Sipas zbardhjes së përgjimeve të bisedave të Sky ECC Ervis Martinaj bashkëpunoi me Gjergji Cukalin i njohur ndryshe edhe si i forti i Myslym Shyrit, Denis Meta, Erigers Mihasi, Kristos Teta (djali i tezes së Martinajt) me qëllim realizimin e vrasjes se Elvis Gacaj, Leonard Duka dhe Altin Gega, në 2020

Tentativa për vrasjen e Leonard Dukës

Gjergji Cukali ka pasur rolin e organizuesit, vëzhguesit dhe ekzekutorit të Elvis Gacaj dhe Altin Gega, atentate që nuk janë kryer. Ndërsa për të siguruar informacionin mbi vendndodhjen e Leonard Dukes, Martinaj angazhon djalin e tezes Kristo Teta. Ky i fundit angazhon një grua që të krijojë njohje me Dukën dhe më pas ajo të informojë për të gjitha lëvizjes dhe vendet që frekuentohen.

Gruaja informon Kriston se do të takoheshin më 16 gusht 2020 afër zonës së Selvisë. Menjëherë më pas Erigers Mihasi dhe persona te tjere të pa identifikuar pozicionohen me automjet dhe armatim në pritje të takimit të Dukës me femrën e angazhuar nga Kristos Teta. Takimi nuk realizohet dhe Mihasi tërhiqet.

Takimi  realizohet më 20 gusht 2020. Vajza informon Tetën se do të takoheshin për darkë me Dukën dhe shokun e tij tek restorant *** në Linzë. Gruaja njoftonte detajet e mbrëmjes.  Në këtë takim dyshohet se ka qenë dhe Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar këtë te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta pasi ka njoftuar Martinajn, ky i fundit ka shprehur dëshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

150 – 200 mijë euro për vrasjen e krahut të djathtë të Dukës, Elvis Gacaj

Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka ndodhej në burg se ishte i dyshuar për vrasjen e Santagio Malkos. Ish-bosi i lojërave të fatit Martinaj, sipas informacioneve jo zyrtare ka pasur rolin e porositësit, financuesit, sigurimit të armëve dhe automjeteve për vrasjen e këtyre shtetasve duke kontraktuar Gjergji Cukalin dhe lidhjet e tij. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e krahut të tij të djathtë Santiago Malko me datë 27.08.2019 në Tiranë.

200 mije euro  Cukalit për vrasjen e Elvis Gacajt

Për të kryer vrasjen e Elvis Gacajt, Martinaj kontakton Gjergj Cukalin kundrejt pagesës 150 – 200 mijë euro. Vrasja do të bëhej ditën kur Gacaj do të lirohej nga burgu i Rrogozhinës, sapo të dilte nga burgu. Për këtë Martinaj i kishte siguruar të gjitha armët, makinën me të cilën do të realizonte vrasjen.

Më 30 gusht 2020 Ervis Martinaj Gjergji Cukali, Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar kryen veprime konkrete me qëllim vrasjen e Elvis Gacaj në momentin që do te dilte nga burgu i Rrogozhines por vrasja e këtij të fundit nuk është realizuar për shkak se ne momentin që Elvis Gacaj ka dale nga burgu dhe kur është futur në automjetin e tij ka qenë në prezence të vajzës së tij. Personat e organizuar per vrasjen nuk kane deshiruar demtimin e femijes dhe per kete arsyeje nuk e kane realizuar vrasjen e tij ne ato momente.

Në një komunikim në “SKY” mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, i pari i thotë të dytit se nuk e realizoi vrasjen e Gacajt pikërisht për shkak të pranisë së vajzës. “Mu kujtua vajza ime”, i thotë Martinaj.

400 mijë euro për të vrarë Altin Gegën

Nga përgjimet e Sky Ecc rezulton se Ervis Martinaj kishte informacione se Altin Gega ishte lidhje e ngushte shoqerore e Leonard Dukës dhe dyshon qe ai e suporton kete te fundit duke kryer veprime me qëllim dëmtimin e tij dhe lidhjeve te tij, orandaj për të vrarë  Altin Gegën Martinaj kontrakton sërish Gjergji Cukalin kundrejt pagesës 300 – 400 mijë euro.

Nga përgjimet rezulton se Cukali është angazhuar për të siguruar informacione për Gegën, të dashurën e tij banesën ku ajo banon dhe automjetin që ajo përdor

Njëkohësisht Martinaj me qëllim vrasjen e Gegës angazhon dhe Denis Metën duke iu afruar më shumë se 200 mijë euro për realizimin e vrasjes. Meta e informonte për vendndodhjen e Gegës, Erlis Dukës dhe Leonard Dukë dhe i ka ofruar shtetasit Ervis Martinaj, djalin e dajes se tij per te kryer vrasjen e shtetasit Altin Gega pa pagesë. Ervis Martinaj i premtoi që nëse djali i dajës së tij e kryen vrasjen e shtetasit Altin Gega ai do t’i dhuroje nje apartament te mobiluar ne qender te Tiranes dhe ta mbaje afër.

Etiketa: Ervis MartinajLeonard Duka

Lajme të lidhura

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Para
“Ty ta ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”, gazetarja tregon komunikimet e Leonard Dukës me Ervis Martinajn

“Ty ta ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”, gazetarja tregon komunikimet e Leonard Dukës me Ervis Martinajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com