GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Lutemi për paqe mes njëri-tjetrit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Lutemi për paqe mes njëri-tjetrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ditën e nesërme nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët në vigjilje të nisjes së Muajit të Bekuar të Ramazanit.

“Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë. Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral, pse jo edhe shëndetësor. Ramazani është muaj në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshin çdokënd. Ramazani është muaji i zbritjes së librit, Kuranit të Shenjtë. Libër i cili është fjala e Zotit që erdhi te ne nëpërmjet Profetit Muhamed (a.s.), është udhëzuesi ynë shpirtëror dhe social”, u shpreh ai.

Çfarë simbolizon muaji i Ramazanit?

Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike, sociologjike, shëndetësore, etj.

Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

 

Etiketa: argjerimiRamazani

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
U kap me drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com