Biznesmeni Bujar Muço ka komentuar paketën e re fiskale të propozuar nga Rama dhe që sipas tij, prek direkt xhepat e shqiptarëve.
“Në këtë qeverisje 14 vjeçare që sot qeveris Shqipërinë janw bwrw shumw ndryshime nga këto reformat fiskale, paketa, politika dhe në fund fare unë habitem se si nuk ka një njeri të përgjegjshëm në ata që ndërtojnë këto politika, që bëjnë këto ndryshime që të bëjnë një bilanc se çfarë kanë arritur deri sot me gjithë këto politika, me gjithë këto ndryshime.
Në 14 vjet, sistemet fiskale janë ndërruar mbi 23 herë apo 24 me këtë të fundit. Sepse duhet të dimë një gjë dhe unë nuk e teproj të them që këtë zotërinjtë që na qeverisin sot ne, këta janë ekspertë të taksave të fshehura. Këta taksojnë biznesin dhe qytetarin në mënyrë aq të fshehtë, sa që biznesi i vogël dhe i mesëm, por edhe qytetari nuk e kupton, por kur bën bilancin në fund, janë taksura, 5 fish ose 6 fish me tepë.
Dhe desha të qëndroj edhe në pyetjen që ju mu drejtuat. Mund të bëjmë një krahasim. Ka qenë ulja e pragut të TVSH në 2018, nga 5 milionë e ulën në 2 milionë. Kemi bërë protesta, nëse ju kujtohet juve si media, kemi ulur qepenat, kemi bërë debate të mëdha dhe kemi dhenë argumentet tona se pse ky ishte një hap i gabuar për uljen e pragut të TVSH-së për klasifikimin e bizneseve të vogla, nuk ishte akoma gati biznesi, si ekonomikisht, por edhe në infrastrukturë të përballonte këto procedura kaq të ndërlikuara dhe kaq ngatërruese. Ishin të qëllimshme këto. Dhe çfarë ndodhi, mbas 5 – 6 muajve qeveria e pa të arsyeshme dhe shkoi atje ku thamë ne. Ndriti pragun e TVSH në 2 milionë në 10 milionë dhe besoj se diçka u rregull;ua. Por prapë ndryshuan disa politika të tjera.
Cilat ishin politikat e tjera. Sot me paketën që po paraqit qeveria. Në radhë të parë unë nuk jam dakord se me çfarë grupe interesi është konsultuar kjo qeveri. Se e ka pasur shumë të domosdoshme që të konsultohet me grupet e interesit. Unë shikoj, dëgjoj nëpër media që u bë qeveria me disa grupe interesi….Ato grupe interesi që thërret qeveria atje, janë të gjithë servilët dhe patronazhistët e qeverisë. Grupi më i madh i interesit që përfaqëson, biznesin e vogël dhe të, mesëm, është Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm që ne përfaqësojmë. Nuk na kanë thirrur asnjëherë Edhe një detyrim ligjor që e ka kushtetuta që neve në çdo hartim projektligji për buxhetin e ardhshëm duhet të na thërrasin në komisione, që ne të bëjmë oponencën. As në Këshillat bashkiake u miratojnë projekt buxhetet e pushtetit lokal nuk na thërrasin se ne kemi qene gjithmonë, oponentë të forte dhe kemi dhënë argumentet e duhura se këto janë hapat e gabuar.
Duhet të dimë një gjë. Përgjegjësia një qeverie duhet të jetë në bazë të bilancit që ajo krijon. Në momentin që me një politikë, apo me një ligj, apo me një projektligj, apo me një ndryshim fiskal e shikon që produkti nuk shkon apo nuk ecën, atëherë duhet të rishikohet dhe të marrë informacion e duhur. Në shikojmë që në nismën apo në paketën që sot qeveria pretendon dhe thotë rritje të dyfishit të dividendit që është një penalitet i madh karshi bizneseve të vogla dhe të mesme dhe profesioneve të lira. Uljen e pragut të TVSH nga 10 milionë në 5 milionë, që do të thotë të penalizojë me mijëra biznese që janë të papërgatitur ne aktualitetin ekonomik që operojnë sot. E dini ju që sot biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës“, u shpreh ai.










Discussion about this post