GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune

09:14 - 18/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, ndodhet në qendër të akuzave të rënda për plagjiaturë në punimin e tij të doktoraturës.

Sipas denoncimeve, Tafa, i cili mban edhe titullin “profesor i asociuar” dhe është pedagog në Universitetin Politeknik, dyshohet se ka kopjuar materiale nga leksionet e një profesoreshe rumune për të ndërtuar një pjesë të tezës së tij.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi kapacitetin akademiko-shkencor të drejtuesit të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, i cili menaxhon të dhënat delikate personale të qytetarëve shqiptarë.

Studiuesi Taulant Muka tha se kjo ngjarjes është pjesë e një modeli të vazhdueshëm ku individë me kredenciale të dyshimta katapultohen në poste të larta drejtuese.

Muka bëri me dije se edhe ish-drejtoresha e mëparshme e AKSHI-t ka qenë e përfshirë në një skandal të ngjashëm plagjiature, çka sugjeron një problem sistemik në emërimet në krye të institucioneve kyçe.

Pas skandaleve të mëdha të rrjedhjes së të dhënave personale, të cilat u bënë publike dhe dyshohet se u vunë në dispozicion të botës së krimit, vendosja në krye të agjencisë e një personi të akuzuar për shkelje të rënda etike dhe ligjore, konsiderohet tejet problematike.

Muka argumentoi se shkeljet e tilla nuk janë vetëm të natyrës etike, por edhe ligjore, pasi plagjiatura dënohet nga ligji dhe nga rregulloret e brendshme të universiteteve.

Deklarata e plotë:

“Kam pasur një rrugë në tren në atë kohë dhe thjesht hap laptopin futem në Google, i gjej një publikim dhe direkt i del plagjatura.

Pra në tren e kam bërë gjithë gjënë, doja të shtyja kohën në tren dhe aq e thjeshtë ishte për ta gjetur plagjaturën sa ma bëri udhëtimin të këndshëm.

Pra, ishte kurioziteti që më lindi dhe për të treguar që faktikisht ne nuk po ndryshojmë modelin, po ndryshojmë thjesht emër dhe vazhdojmë në të njëjtin sistem.

Kujtoj këtu që edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, që tashmë bien mbi të disa sidenoncime apo që është edhe nën hetim, ka pasur një doktoraturë plagjaturë.

Dhe tregon se si personazhe të botës akademike, pasi këta persona kanë marrë doktoraturë, zoti Igli Tafa mban dhe titullin profesor i asociuar, është pedagog në Universitetin e Politeknikut, katapultohen për t’i përdorur këto kredenciale me demek për të ndërtuar një imazh të ri të drejtimit të institucioneve të rëndësishme.

Dhe tregon edhe një herë, si të thuash, dashurinë e madhe, platonike të kryeministrit të vendit, ndonjëherë edhe më shumë se aq, me njerëzit që kopjojnë dhe janë specialista të copy-paste-it.

Pra, njerëz që përdorin si të thuash, të dhënat e të tjerëve, punën e djersën e të tjerëve, e përvetësojnë dhe e bëjnë të tyre.

Rasti i zotit Igli Tafa është edhe rast interesant pasi po të shikojmë doktoraturën, unë sa hapa kapitullin e parë, i gjej që ka kopjuar materialet e leksioneve të një profesoreshe rumune.

Kjo tregon pak a shumë edhe kapacitetin akademiko-shkencor të zotit Tafa, i cili është drejtues i një institucioni shumë të rëndësishëm në vend, pasi ka të bëjë në radhë të parë dhe mbi të gjitha, me të dhënat tona personale.

Pra, sistemet kompjuterike dixhitale krijohen mbi studime dhe atë që ne e quajmë në shkencë validime shkencore, për të garantuar ne qytetarëve shqiptarë, në radhë të parë, që ato të dhëna nuk bëhen publike, që nuk na i përvetëson dikush.

Dhe praktikisht kjo gjë ka ndodhu, haptazi, ku këto të dhënat tona personale janë bërë pasuri ose janë bërë, si të thuash, të dhëna publike, pra çdokush i përvetëson.

Madje janë vënë në dispozicion të krimit, sipas SPAK-ut. Dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.

Nga ana akademike, sigurisht që Universiteti i Politeknikut duhet të mblidhet, duhet të analizojë të gjitha, si të thuash, dokumentat që kanë ndikuar në zhvillimin akademik të zotit Tafa dhe duhe të kishte një vlerësim, në qoftë se doktoratura dhe botimi akademik duhet të mbaheshin dhe nga ana tjetër t’i kërkoheshin dhe rrogat mbrapsht.

Dhe në kushte normale patjetër që nuk duhet të vazhdonte më si drejtues i AKSHI-t.

E ka treguar bota perëndimore, kur del një drejtues i një institucioni të lartë me plagjaturë, automatike përkthehet edhe në dhënien e dorëheqjes, pasi është një problem etik, sikurse e përmenda, është një problem ligjor dhe dënohet nga ligji, por edhe nga ana tjetër edhe nga rregulloret e universiteteve”, u shpreh Muka.

 

 

Etiketa: AKSHIkopjekreu

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët

10:07 - 18/02/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

09:59 - 18/02/26
Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime
Aktualitet

Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

09:49 - 18/02/26
Para
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Champions League, priten përballje të zjarrta edhe mbrëmjen e sotme në fazën ‘play-off’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Gjyqi në Hagë nuk e ndryshon dot të vërtetën, lufta e UÇK për liri e mbijetesë ishte e drejtë
Kosovë & Rajon

Kurti: Gjyqi në Hagë nuk e ndryshon dot të vërtetën, lufta e UÇK për liri e mbijetesë ishte e drejtë

10:32 - 18/02/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se procesi gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët

10:07 - 18/02/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

09:59 - 18/02/26
Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

Vaksina e fruthit te fëmijët, mjeku tregon pasojat: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

09:49 - 18/02/26
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Champions League, priten përballje të zjarrta edhe mbrëmjen e sotme në fazën ‘play-off’

09:32 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com