GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mulliqi kërkon unitet kundër ultranacionalizmit serb

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ja si duhet të veproni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosovën para vetes po e presin punë të mëdha, ndër të është edhe takimin me Serbinë i cili do të mbahet në Ohër më 18 mars.

Analisti Skënder Mulliqi në një intervistë për “Bota sot”, ka komentuar mbi gjendjen aktuale në Kosovë.

Ai ka thënë se derisa ultranacionalizmi mbetet ideologji e Serbisë, atëherë nuk do të ketë qetësi në Ballkan. Sipas tij, këto ide duhet të flaken tutje, por si duket po përkëdhelen nga Europa dhe Amerika.

“Deri sa ultranacionalizmi mbetet ideologji e Serbisë, nuk do të këtë qetësi në Ballkan. Idetë serbo-mëdha janë përgjegjëset kryesore për gjenocid, për nisje të luftës dhe për vargun shumë të gjatë të zullumeve mbi popujt jo sllavë me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Në vend që kjo politikë shoviniste të asgjësohet nga Evropa, ajo ende po përkëdhelet! Nëse nuk dënohet një politikë e tillë pushtuese, çdo gjë tjetër mbetet farsë.

Kësaj politike të idesë megallomane “të gjithë serbët në një shtet”, është duke i ardhur në ndihmë Kisha Ortodokse serbe.

Edhe ideja për Ballkan të Hapur, e cila po përkrahet nga Europa dhe Amerika, nuk ka asgjë tjetër veç përkrahje të vullnetit të ideve për botën ruse dhe për botën serbe në rajon.

Kjo është hipokrizi, që botës nuk i sjellë paqe dhe stabilitet”, thotë ai.

Më tej, shton se bota duhet të jetë më e përgatitur sepse jemi në prag të një lufte pas pushtimit rus në Ukrainë.

Prandaj, ai bën thirrje për më shumë unitet mes partive, sepse situata mund të eskalon edhe shumë më rëndë nga hegjemonia ruso-serbe në rajon.

“Bota demokratike duhet të jetë më e përgatitur për një kritikë jo vetëm verbale ndaj ideve të tilla. Kemi ardhur në prag të një lufte me përmasa botërore, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Kur bëhet fjalë për ne shqiptarët, sot është dita të marrim guxim që të mbrojmë Kosovën. Se gjendja mund të eskalojë dhe shumë më rëndë nga hegjemonia ruso-serbe në rajon.

Mjaft gjatë e kemi ofenduar vendin duke mos e mbrojtur atë. Ky është paradoksi ynë. Duhet të besojmë më shumë në Zot, se duket shumë e kemi harruar atë.

Gjatë janë mashtruar njerëzit me politika miope, e jo sa duhet kombëtare. Kosova nuk mbrohet nga Serbia duke punuar për poema partiake, në kohën kur na duhet shumë uniteti.

Kosovës dhe shqiptarëve nuk ju duhen kuazi-elitat të cilat e përçanë dhe e ndanë popullin mbi baza partiake dhe ideologjike. Atdheu është mbi të gjitha. Kjo është e vërteta…”, përfundon analisti Mulliqi.

botasot

Etiketa: KosovaMulliqiultranacionalizmi serbuniteti kombetar

Lajme të lidhura

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së
Botë

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

09:14 - 22/06/26
“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Para
Mjekët po ikin, Rama paguan 1.2 mln euro për hotelet e turqve

Mjekët po ikin, Rama paguan 1.2 mln euro për hotelet e turqve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së
Botë

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

09:14 - 22/06/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e akuzuar atë për mungesë mirënjohjeje ndaj...

Lexo më shumë
“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 22/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis