GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Mund të jetë kancerogjen”, OBSH publikon raportin

në Lajme, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mund të jetë kancerogjen”, OBSH publikon raportin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar raportin e parë në lidhje me rrezikshmërinë e ëmbëlsuesit artificial që përdoret gjerësisht në botë, i quajtur aspartame.

Në raportin e OBSH-së thuhet se aspartame ka të ngjarë të lidhet me sëmundjet kancerogjene dhe se duhet të konsiderohet “ndoshta përbërës kancerogjen”.
Aspartame përdoret në produkte të ndryshme, nga pijet e gazuara dietike Coca-Cola, te çamçakëzët, akulloret dhe pastë dhëmbësh.

Disa nga hulumtimet e rishikuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të OBSH-së (IARC) tregojnë se mund të ketë një lidhje të mundshme midis aspartame dhe kancerit të mëlçisë, sakaq theksohet se ky konstatim nuk është definitiv.“Gjetjet e provave të kufizuara të kancerogjenitetit tek njerëzit dhe kafshët, dhe e provave të kufizuara mekanike se si mund të ndodhë kancerogjeniteti, nënvizojnë nevojën për më shumë kërkime për të përmirësuar të kuptuarit tonë nëse konsumimi i aspartame përbën një rrezik kancerogjen,” tha Dr Mary Schubauer- Berigan i programit të Monografive të IARC.

Priten të zhvillohen kërkime të tjera për të patur një koncept më të qartë në lidhje me rrezikshmërinë e ëmbëltuesit.Vendime të ngjashme të IARC në të kaluarën për substanca të ndryshme kanë ngritur shqetësime tek konsumatorët për përdorimin e tyre duke çuar në padi dhe presion ndaj prodhuesve që të rikrijojnë receta alternative. Kjo ka çuar në kritika nga industria ushqimore se vlerësimet e IARC mund të jenë konfuze për publikun.

Konfuzionet fillestare në lidhje me aspartame

Ka pasur një konfuzion rreth aspartame që në fillim. Në vitin 1974 , FDA miratoi përdorimin e aspartame në disa ushqime dhe pije, por vendimi u pezullua për disa vite për shkak të disa studimeve kontradiktore , kundërshtimeve ndaj miratimit të tij dhe pyetjeve në lidhje me vetë studimet fillestare. Disa shkencëtarë ishin të shqetësuar kur një studim i hershëm te kafshët tregoi se aspartame mund të ketë shkaktuar tumore të trurit te minjtë.

Vetëm në vitin 1981, pas një hetimi të plotë, FDA më në fund lejoi tregtimin e aspartame në ushqime të thata. Atë vit, Komiteti i Ekspertëve të FAO/OBSH për përcaktoi parametrat për një konsum të pranueshëm ditor.

Etiketa: kancerogjenOBSHraport

Lajme të lidhura

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Para
Avokatja tregon se pas sa vitesh martesë ndahen çiftet

Avokatja tregon se pas sa vitesh martesë ndahen çiftet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com