GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Mund të ketë non-grata të tjerë”/ King-Smith paralajmëron politikën shqiptare

22:04 - 10/05/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mund të ketë non-grata të tjerë”/ King-Smith paralajmëron politikën shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, ka paralajmëruar se non-grata të tjerë mund të shpallen së shpejti, pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në televizionin shqiptar “News24”, ai u shpreh se kjo bëhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë shqiptare në shërbim të luftës ndaj korrupsionit dhe llogaridhënies.

“Po mund të ketë. Ky nuk është vendimi mi por po diskutohet nga qeveria, kjo bëhet sa herë ka çështje kundër korrupsionit.

Kjo shihet si mbështetje për institucionet e pavarura në Shqipëri për të luftuar korrupsionin, llogaridhënia është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Ambasadori ka shtuar se emrat mund të jenë si nga opozita ashtu edhe nga qeveria, pasi sipas tij jë vendim i tillë nuk varet nga sfondi, por nga aktet e gjithsecilit.

“Sanksionet tona zbatohen në të gjithë spektrin, nga biznesi e të tjerë. Nuk bazohemi tek sfondi por tek aktet e tyre”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa u shpreh se mesazhi i tij për qytetarët shqiptarë është të votojnë për kandidatin që do tu shërbejë interesit të tyre e të mos lejojnë vjedhjen e votës.

“Kur njerëzit humbin jetën e kërcënohen, kjo nuk duhet të jetë pjesë e një sistemi demokratik. OSBE ka pasur shqetësim edhe për fenomenin e blerjes së votës. Do shohim edhe se sa raportohet nga njerëzit ky fenomen.

Mesazhi ynë për votuesit është të votojnë atë që përfaqëson interesin e tyre dhe të mos lejojnë blerjen e votës.

Nuk kam vlerësim të plotë çka ndodhur në këto zgjedhje sa i përket përdorimit të fondeve publike, por në të shkuarën ka pasur keqpërdorim në pushtet qendror re vendor.

Përdorimi i pushtetit nuk duhet të jetë përcaktues për rezultatit të zgjedhjeve”, tha ai.

Ambasadori foli konkretisht edhe mbi shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arsyet që qëndrojnë pas një vendimi të tillë.

Sa i përket bashkëpunimit me Berishën si drejtues i opozitës, ai u shpreh se qasja e qeverisë së vendit të tij është të mos bashkëpunojë me persona të sanksionuara nga Britania, SHBA apo partnerët.

 

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ambasadori Alastair King-Smith: Kur nisëm valën e parë të sanksioneve në korrik, kjo u publikua nga i dërguari jonë për Ballkanin Perëndimor që e bëri të qartë që ishte pjesë e një qasjeje botërore kundër korrupsionit.

Ajo që ndodhi në korrik ishte vala e parë e veprimeve. Ndërmorëm një qasje të ekuilibruar, kjo është qasja jonë për këto qasje.

Ndërmorëm veprim ndaj një sërë individëve, por vetëm një prej tyre është vetëdeklaruar sepse ne nuk i publikojmë kurrë emrat dhe sanksionet.

Eni Vasili: Do të bashkëpunoni me Berishën si drejtues i opozitës?

Ambasadori Alastair King-Smith:  I mbetet shqiptarëve të vendosin për kë votojnë. Mesazhi ynë është t’u themi të vlerësojnë se kush është i lidhur me kriminaltetit, kjo është një pjesë e rëndësishme e pastrimit te demokracisë. Por kjo nuk i referohet një personi të vetëm. Është një politikë standarde e jona që nuk angazhohemi me persona të sanksionuara nga ne, SHBA, apo partnerët.

Eni Vasili: Ju ka akuzuar se keni ndikuar në përcaktimin e tij non grata, keni koment?

Ambasadori Alastair King-Smith:  Vendimi për sanksione merret nga ministri për Punët e jashtme në bashkëpunim me atë të Brendshme. patjetër ambasadat janë të përfshirë në diskutime por nuk marrin vendime.

Eni Vasili: Mund të bëhen publike hetimet tuaja për publikun shqiptar?

Ambasadori Alastair King-Smith: E kemi bërë në Bosnje psh që kemi publikuar emrat e personave të sanksionuar.

Po e konsiderojmë edhe këtë pjesë për Shqipërinë, për të publikuar emrat për korrupsionin./BW

Etiketa: Ambasadori britanik ne shqiperiKing Smithpolitikanet non-grata

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet
Botë

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj
Aktualitet

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Para
Klering mes bandave, masakra me protagonistë mafioz italian

Klering mes bandave, masakra me protagonistë mafioz italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me krizën e...

Lexo më shumë
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com