GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Mund të na sulmojë Erdogani”/ Grekët bëhen gati për luftë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mund të na sulmojë Erdogani”/ Grekët bëhen gati për luftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një alarm i fortë ka ardhur së fundmi nga mediat greke. Bëhet fjalë për ndonjë episod të mundshëm lufte me Turqinë deri në prill të vitit të ardhshëm. Kjo sipas tyre mund të ndodhë në rast se presidenti turk Reccep Tayip Erdogan sheh se i rrezikohet pushteti .

Protothema ka nxjerrë një shkrim në lidhje me balancat e hekurta dhe situatën në Mesdhe duke theksuar se gjithçka mund të ndodhë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe grekët duhet të bëhen gati.

Gazeta greke i referohet burimeve qeveritare në Greqi, të cilët e kanë marrë parasysh situatën tepër delikate, me të cilën do të përballen duke njoftuar edhe aleatët.

Çfarë shkruan Protothema:

Një lojë me zjarrin mes Turqisë dhe Greqisë do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, deri në fund të prillit 2023, kur vendi fqinj do të futet në ethet e periudhës parazgjedhore, siç parashikohet nga figurat kryesore të qeverisë greke.

Gjatë gjashtë muajve në vazhdim deri në maj, pala greke po përgatitet për të gjitha eventet, pasi në Athinë kryeministri, udhëheqja e diplomacisë greke dhe aparati ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e kuptojnë se askush nga aleatët e Greqisë në tërësi, madje edhe vetë bota nuk është në gjendje të parashikojë se ku do ta çojë Turqinë dhe raportetet me ne Rexhep Tajip Erdogan.

Me qëllim që presidenti i Turqisë të vijë në vete dhe të ndalojë kërcënimet për luftë kundër Greqisë, në Athinë janë aktivizuar kanalet e komunikimit me vendet mike dhe aleate ku ka një mirëkuptim të përbashkët për rolin destabilizues të Ankarasë.

Më tej, gazeta flet edhe për një sulm të mirëfilltë ushtarak të Turqisë ndaj ishujve grekë që janë përballë tokës turke.

Si në kanalet zyrtare të komunikimit ashtu edhe në diskutimet jozyrtare midis zyrtarëve grekë dhe bashkëbiseduesve të tyre perëndimorë, ka një shqetësim të vazhdueshëm për një sulm turk në Egje. Të gjithë e kanë të paqartë tani se cilat janë qëllimet e vërteta të Erdoganit në Egje dhe janë gati për çdo skenar.

Pyetja është: A do të kalojë Erdogani në sulm ushtarak apo thjesht do të vijojë në retorikën e fortë ndaj Greqisë.

Në kuadër të përgatitjes së qytetarëve turq për çdo skenar, Erdogani vazhdon të demonizojë Greqinë duke akuzuar Athinën për qëndrim agresiv dhe armiqësor me rastin e debatit të brendshëm për shtrirjen e mundshme të ujërave territoriale greke në 12 milje detare në jug të Kretës.

Pasi u parapri nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili kërcënoi me luftë duke e bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejonte që ujërat territoriale greke të zgjerohen as një milje përtej 6 miljeve detare, Erdogan mori përsipër të specifikonte “përgjigjen” e planifikuar të tyre.

Turqia do të futet në zgjedhjet Presidenciale në pranverën e ardhshme, të cilat konsiderohen tepër delikate për pushtetin e Erdoganit pasi ekonomia turke po performon dobët, gjë e cila konsiderohet si e vetmja që mund të kërcënojë partinë aktuale që drejton vendin.

Prandaj, ekspertët ndërkombëtare dyshojnë se Erdogan mund të nxisë një konflikt të jashtëm me qëllim forcimin e pozitave brenda Turqisë duke bërë që grekët të jenë të parët të rrezikuar.

Etiketa: ErdoganiGreqiLufte

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Ishte në kërkim nga policia, arrestohet vlonjati që shiste drogë

Tronditi Kamzën duke qëlluar me armë zjarri, arrestohet autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Aktualitet

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj protestuesve, pas protestave...

Lexo më shumë
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com