GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mungesa e cinizmit e arbitri turk eliminojnë Partizanin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA ndryshon emrin e turneut më të ri, 2 vjet pas lançimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani i ka dhënë lamtumirën kupave të Europës, duke u ndalur në një barazim 1-1 përballë Astanës, në turin “play-off” të Conference League.

Ky rezultat, ishte fatal për kampionët e Shqipërisë, të cilët kishin humbur takimin e vajtjes në Kazakistan, me rezultatin 1-0.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena”, nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, për “të kuqtë”, të cilët krijuan shumë raste për gol, me miqtë, nga Azia Qendrore, që përpiqeshin të shfrytëzonin kundërsulmet, me Qirkon që ishte me fat kur Tomasov goditi shtyllën në minutat e para të lojës.

Në minutën e 25’, sulmuesi Bintsuka, goditi saktë me kokë, duke mposhtur portierin Condric. Ky gol dërgoi në ekstazë, publikun, duke e motivuar Partizanin që të sulmonte më shumë, me objektivin për të dyfishuar rezultatin.

Megjithatë, mungesa e theksuar e saktësisë përballë portës, sidomos nga ana e Rrapaj, bëri që rezultati të mos ndryshonte më, deri në fund të pjesë së parë.

Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, atëherë kur pritej që Partizani të sulmonte për të shënuar golin e dytë, miqtë barazuan shifrat, në minutën e parë të pjesës së dytë, me anë të kroatit Tomasov.

Ky gol, e demoralizoi komplet skuadrën kryeqytetase, e cila “u zhduk pothuajse komplet” nga fusha e lojës, duke bërë disa gabime në seri.

Astana nga ana e saj, mendoi vetëm të vononte lojën, me lojtarët që filluan të shtriheshin në tokë, sa herë që kishte ndonjë ndalesë të lojës.

Në minutat e fundit, Partizani krijoi disa mundësi, por problem kryesor i kësaj vere për ta, cinizmi para portës ishte evident, me skuadrën e Zekic që dukej si “e tmerruar” sa herë që i duhej të godiste kuadratin.

Në fund, duhet thënë se dhe arbitri turk, u bë faktor, duke ndëshkuar vetëm lojtarët e Partizanit, ndërsa miqtë, ja hidhnin paq, për çdo ndërhyrje të parregullt që ata bënin, pa harruar që akordoi pak minuta shtesë në raport me vonesat e shkaktuara nga skuadra kazake./m.b /gijotina.com

Etiketa: Kryesore1Partizani

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Daja në histori, kualifikon përsëri Ballkanin në Conference

Daja në histori, kualifikon përsëri Ballkanin në Conference

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com