GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mungesa e kopshteve dhe çerdheve “mban” gratë në zonat rurale larg tregut të punës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mungesa e kopshteve dhe çerdheve “mban” gratë në zonat rurale larg tregut të punës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e çerdheve në disa zona rurale por edhe urbane kufizon gratë që të aktivizohen në tregun e punës.

Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale, përmes përfshirjes në tregun e punës” nënvizon se auditimi i të dhënave të grumbulluara nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore objekt auditimi, u konstatua se pothuajse në 80% te tyre, raporti i çerdheve dhe kopshteve nuk është në proporcion të drejtë me njësitë administrative rurale dhe ato urbane, që i përkasin një Bashkie.

“Referuar të dhënave zyrtare nga Bashkitë objekt auditimi, konstatohet se çerdhet mungojnë në njësitë administrative rurale dhe në disa raste edhe në njësitë administrative urbane. Për rrjedhojë, nuk sigurohet një mbulim i plotë dhe ndarje e drejtë sipas zonave urbane dhe rurale, me kopshte dhe çerdhe”, thuhet në raport.

Po kështu audituesit kanë konstatuar se nga të dhënat e grumbulluara nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore objekt auditimi, u konstatua se në disa njësi të qeverisjes vendore nuk sigurohet transport publik, përveçse në njësitë administrative urbane.

Për rrjedhojë, nuk sigurohen kushte lehtësimi, për te afruar gratë dhe vajzat sa më afër tregut të punës.

Lidhur me këtë KLSh vlerëson si konkluzion se mungesa e çerdheve pothuajse në të gjitha NjA rurale, si dhe mungesa e kopshteve ne disa prej tyre, ndikon drejtpërdrejt në nivelin e punësimit të grave nga zonat rurale dhe nuk i zvogëlojnë barrierat për t’i afruar gratë, të rejat dhe vajzat sa me afër tregut të punës.

Të njëjtin kufizim sjell edhe mungesa e transportit dhe logjistikës në njësitë administrative rurale.

KLSH ka rekomanduar që Njësite e Vetëqeverisjes Vendore, në përputhje me strategjitë rajonale për zhvillimin e zonave rurale, të marrin masa për të vlerësuar situatën në këto zona, për mbulimin e tyre me çerdhe dhe kopshte si dhe të hartojnë plane investimesh në varësi të nevojave proporcionale me numrin e banorëve.

Po kështu njësitë duhet të vlerësojnë nevojat për mbulimin me transport publik në çdo njësi administrative për ta afruar nga zonat rurale drejt atyre urbane./monitor

 

Lajme të lidhura

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare
Aktualitet

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26
Para
Pamjet e plota, kur mjeku “buldozer” Edmond Gashi u largua me vrap nga gjykata (VIDEO)

Pamjet e plota, kur mjeku “buldozer” Edmond Gashi u largua me vrap nga gjykata (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26

jë aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit...

Lexo më shumë
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

15:27 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com