GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mungesa e punonjësve në aeroporte, Gjermania kthen sytë nga Turqia

në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Mungesa e punonjësve në aeroporte, Gjermania kthen sytë nga Turqia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e fuqisë punëtore në tregun gjerman të punës nuk është ndonjë fenomen i ri. Por kohët e fundit ka një nevojë akute në aeroportet gjermane në mbarë vendin. Pas dy vite kufizimesh për shkak të pandemisë Corona, tani shumë gjermanë mezi presin të shkojnë me pushime jashtë vendit. Por shpesh në aeropoe ka radhë tepër të gjata, kaos, ndërsa fluturimet po anulohen shpesh.

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet gjermane në aeroporte duan të punësojnë punëtorë turq. Rreth 2000 punëtorë nga Turqia do të rekrutohen përkohësisht dhe do të përdoren kryesisht në transportin e bagazheve. Problemi është se punonjësit e huaj nuk lejohen të punojnë në pikat e sigurisë veçanërisht të mbingarkuara.

Burokracia dhe kërkesat

Qeveria federale ka premtuar mbështetjen e kompanive të fluturimeve në këto kohë të vështira, tha Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser në një konferencë për shtyp të mërkurën. “Tani po i ndihmojmë me masa shumë afatshkurtra. U mundësojmë kompanive të përdorin ndihmës nga jashtë, mbi të gjitha nga Turqia. Lejet e nevojshme të qëndrimit dhe të punës do t’i japim shumë shpejt”, thotë Faeser. Megjithatë, është shumë e qartë se këta asistentë duhet të kalojnë të njëjtat kontrolle të rrepta si gjithë të tjerët.

Këtë e ka konfirmuar edhe Shoqata Federale e Industrisë së Aviacionit Gjerman (BDL), në një intervistë për DW. Procedurat e nevojshme për të kontrolluar besueshmërinë e punonjësve të rinj nga vendet e treta duhet të përshpejtohen nga autoritetet në mënyrë që punëtorët të mund të punojnë menjëherë gjatë muajve të verës, tha zëdhënësja e shtypit e BDL, Julia Fohmann. “Në vend të dy deri në tre muaj, kjo tani duhet të përfundojë në dy deri në katër javë, nëse është e mundur.”

Pohimet e palës turke

Sindikatat turke dhe kompanitë e përgatitjeve të bagazhit në Stamboll dhe Ankara nuk janë të informuara për këtë çështje, sipas Emre Eser, korrespondent i Redaksisë turke të DË. Aktualisht nuk kanë informacion as operatori turk i aeroportit TAV Airports Holding dhe linja ajrore turke Turkish Airlines. Edhe ambasada gjermane në Ankara i tha DW se nuk ishte e përfshirë në këtë proces.

Themeluesi i Bonnair Tours, Mustafa Kocabayraktar, i cili gjithashtu merret me çështjet e vizave për punëtorët, tha për DW se aktualisht ka shumë pyetje për këtë punë.

Edhe Turqia ka nevojë për punëtorë

E sigurt është se punëtorët që duhet të vijnë në Gjermani nga Turqia janë të nevojshëm edhe në Turqi. Në fund të fundit, këta janë njerëz me njohuri të mëparshme dhe “përvojë në fushën e trafikut ajror dhe shërbimeve tokësore në aeroportet turke”, sipas ministres së Brendshme Faeser.

Korrespondenti i DW në Turqi, Eser thotë se Turqia nuk dëshiron të humbasë punonjësit e saj në aeroporte – veçanërisht jo në sezonin e verës. Punonjësit e kualifikuar me njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze janë duke u përdorur intensivisht në aeroportet turke.

Turizmi ka një rëndësi të madhe ekonomike në Turqi. “Pritjet pas dy viteve të pandemisë janë shumë të larta”, thotë Eser. Turqia mund të ketë probleme në këto kohë të vështira, nëse do të silleshin punëtorë të kualifikuar në Gjermani.

Euforia dhe zhgënjimi

Deri më tani, kjo ide ka hasur në një interesim të madh në publikun turk. Mediat turke raportuan gjerësisht për këtë temë. “Gjermania do të rekrutojë punëtorë turq,” shkruajnë disa media. Sipas disa raportimeve, paga mujore është 4000 euro, ndonjëherë madje edhe 6000 euro.

Punëtorët e shumtë turq ishin euforikë pas raportimeve të para, thotë Emre Eser. “Shumë punëtorë menduan se do të emigronin në Gjermani dhe do të qëndronin atje. Shumë menduan se do të lejoheshin të qëndronin në Gjermani përgjithmonë, ose të paktën në afat më të gjatë.”

Por sa më shumë detaje bëheshin të ditura, aq më i madh ishte zhgënjimi. Aktualisht planifikohet të vijnë punëtorë turq në Gjermani vetëm për një kohë të shkurtër. Sipas Grupit të Punës të Aeroporteve Tregtare Gjermane (ADV), ato duhet të përdoren për një periudhë të kufizuar deri në 3 muaj.

Si në vitin 1961?

Punëtorët turq që vijnë në Gjermani për një kohë të kufizuar mund të zgjidhin përkohësisht problemet në tregun e punës. Kjo të kujton Marrëveshjen e vitit 1961.

Si rezultat i Marrëveshjes, disa breza të punëtorëve turq dhe së shpejti familjet e tyre erdhën në Gjermani dhe kontribuan në mrekullinë ekonomike gjermane.

Shumë media turke tani po tërheqin paralele me marrëveshjen e asaj kohe në raportimet e tyre për stafin e aeroportit. “Hera e parë që nga viti 1961!” mund të lexohet në shumë tituj.

Pra, a mund të presim që projekti aktual i rekrutimit të zgjerohet në fusha të tjera? Zyrtarisht jo. Ministrat gjermanë të Transportit dhe Punës dhe ministrja e Brendshme theksuan në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp se kjo ishte vetëm një masë e përkohshme. Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil tha gjithashtu: “Nuk është imigrim i përhershëm në Gjermani”.

Ngjashmëritë dhe dallimet

Yunus Ulusoy drejton programin “Migrimi dhe Integrimi në Zonën Ndërkufitare Gjermani-Turqi”, në Qendrën për Studime Turke dhe Kërkime të Integrimit në Essen.

Ai mendon se një krahasim midis projektit aktual dhe atij të vitit 1961 është i gabuar. Kushtet në atë kohë ishin shumë të ndryshme. “Atëherë Gjermania kishte nevojë edhe për punëtorë të kualifikuar, por nuk ishte e orientuar për t’i ftuar ata. Për këtë arsye u lidhën marrëveshje dypalëshe. Sot ekziston Ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, i cili rregullon ardhjen e punëtorëve nga e gjithë bota”, thotë Ulusoy.

Megjithatë, ai sheh edhe ngjashmëri: “Turqia shihej si një zgjidhje emergjente në atë kohë: disa mijëra punëtorë që do të vinin në Gjermani për një periudhë të kufizuar kohore. Gjithashtu nuk kishte plane për bashkim familjar. Por punëtorët u dëshmuan me punën  e tyre, ndaj punëdhënësit nuk donin t’i linin të shkonin”, vazhdoi Ulusoy.

Duke pasur parasysh tensionin aktual në tregun gjerman të punës, industria e aviacionit shpreson që emigracioni të lehtësohet së shpejti: “Në përputhje me të gjithë ekonominë gjermane, ne kemi kërkuar prej vitesh që Gjermania të lehtësojë ndjeshëm rregulloret e saj për migrimin për motive punësimi në Gjermani”, thotë zëdhënësja e BDL, Fohman.

Edhe nëse këtë herë nuk bëhet fjalë zyrtarisht për migrimin, por për një zgjidhje të përkohshme: Veprimi i qeverisë federale po ushqen shpresat për punëtorët në Turqi – një vend që është në një krizë ekonomike dhe vuan nga inflacioni i lartë.

Etiketa: aeroportGreqipunonjesTurqi

Lajme të lidhura

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve
Botë

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

22:52 - 07/06/26
Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Para
Tre gabimet që shumica e njerëzve bëjnë kur zgjohen

Tre gabimet që shumica e njerëzve bëjnë kur zgjohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ruli: I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ruli: I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve

13:42 - 08/06/26

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Gjatë dëshmisë...

Lexo më shumë
Shqipëria renditet e para në Evropë për interesin te futbolli! Duka: Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë

Shqipëria renditet e para në Evropë për interesin te futbolli! Duka: Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë

13:25 - 08/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve

13:14 - 08/06/26
Këlliçi: Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Këlliçi: Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve

13:03 - 08/06/26
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë i bashkohet protestave kundër Ramës: Rezistenca në formën e saj më të mirë

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë i bashkohet protestave kundër Ramës: Rezistenca në formën e saj më të mirë

12:30 - 08/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş