GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Mungon guximi’, kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi kërkon pavarësimin e gjyqtarëve

18:55 - 30/06/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Mungon guximi’, kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi kërkon pavarësimin e gjyqtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk kursen kritikat gjatë një paneli për drejtësinë, ku u ndal te problemet që po përjeton sistemi gjyqësor. Me një mesazh të drejtpërdrejtë për kolegët magjistratë, Sadushi foli për mungesën e guximit, frikën për të vepruar dhe rrezikun në rritje të konformizmit që, sipas tij, po e dëmton drejtësinë nga brenda.

Një prej pikave më të rëndësishme që Sadushi preku gjatë fjalës së tij, ishte mbingarkesa dhe vonesat në dhënien e drejtësisë, duke theksuar se sistemi i drejtësisë po përjeton krizën e eficencës, ndërsa qytetarë zvarriten vite me radhë për të marrë drejtësi.

“Një drejtësi që nuk vepron në kohë, një drejtësi që pret.”, ky është rreziku më i madh i kohës sonë, sipas Sadushit, i cili mbajti një fjalim në konferencën “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”.

“Është e lehtë të themi se duam drejtësi të pavarur. Por si përkthehet kjo në praktikë? A kemi magjistratë që guxojnë të mbrojnë të drejtën, edhe kur ajo sfidon interesat politike, ekonomike apo rrjedhën e zakonshme të rasteve? A kemi magjistratë që veprojnë pa frikë, pa u tunduar nga opinioni publik, nga titujt e portaleve apo nga mënyra e reagimit të strukturave më të larta shtetërore? Sigurisht që kemi, por a mund të themi se ata dominojnë? Këto janë pyetje që duhet t’i bëjmë vetes”, tha Sadushi, ndërsa theksoi se drejtësia përballet me presione konstante, politike, ekonomike dhe në raste jo të pakta, edhe kriminale.

“Presioni nuk vjen domosdoshmërisht me kërcënim. Ai shfaqet me oferta, me afrimitet, me rehati institucionale, ose, më rrezikshëm, përmes ndjesisë së dorëzimit, me shprehje të tilla se “kjo nuk është puna ime”, “nuk ia vlen”, “kjo punë nuk bëhet”, vijoi ai.

Përballë këtyre kërcënimeve, mesazhi i Sadushit për magjistratët është i qartë, në asnjë rast nuk duhet të dorëzohen, pasi në të kundërtën jo vetëm që humbin funksionin, por edhe legjitimitetin për ta ushtruar atë. “Integriteti i gjyqtarit luan rol thelbësor për të ruajtur besimin publik në drejtësi”, theksoi Sadushi.

“Këto fjalë nuk kanë për qëllim moralizimin, por nevojën e madhe për të ndërtuar të gjithë së bashku autoritetin e funksionit të magjistratit mbi karakterin e fortë moral e profesional që duhet treguar. Nëse e bëjmë këtë, çdo vendim që do të marrim, pavarësisht se njëra palë do të jetë e humbur, do të mirëpritet. Misioni ynë nuk është të kënaqim të gjithë, qoftë palët në proces, qoftë kolegët tanë apo çdo person tjetër të interesuar. Nga Ne pritet të shfaqim të njëjtën ndjenjë drejtësie ndaj çdokujt, në çdo situate. Vetëm kështu mund të arrijmë të realizojmë zbatimin e drejtë të ligjit dhe dhënien e drejtësisë.

Detyra jonë është të mos heshtim kur drejtësia vonohet, të mos shmangemi kur e drejta kërkon zë, të mos e fshehim mungesën e guximit pas procedurave, të mos lejojmë që ndershmëria të mbetet e izoluar dhe të mos heshtim përballë konformizmit. Dhe më e rëndësishmja: të ndërtojmë një kulturë të re brenda sistemit, kulturën e guximit, të refuzimit të praktikave të gabuara, të denoncimit të presioneve, të përballjes me interesat që përpiqen të devijojnë rrjedhën e ligjshme të proceseve. Nëse Ne nuk guxojmë ta përmbushim këtë mision brenda sistemit, nuk mund të presim besim nga jashtë.

Vetëm kështu, integriteti nuk do të mbetet një fjalë e bukur në një konferencë – por do të bëhet shtylla e një drejtësie që nuk heshtë dhe nuk dorëzohet”. tha Kreu i Gjykatës së Lartë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sokol Sadushi

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Para
Ligj i ri për bashkëpronësinë në pallate: Nëse s’paguan administratorin, ‘bllokim’ në hipotekë

Ligj i ri për bashkëpronësinë në pallate: Nëse s'paguan administratorin, 'bllokim' në hipotekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com