GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë moderne të botës

11:21 - 01/10/21
në Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë moderne të botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen. Kjo strukturë ka nisur të ndërtohet  rreth 2500 vjet më parë.

Muri i Madh Kinez është një nga monumentet më imponuese të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen, përfshirë edhe faktin që janë të paktë njerëzit, të cilët kanë arritur që ta shikojnë të gjithë këtë ndërtim gjigant. Kjo strukturë ka nisur të ngrihet rreth 2500 vjet më parë. Vendimi për ta ndërtuar u mor për të frenuar pushtuesit mongolë e tani është kthyer në një pasuri historike për Kinën.

Muri i Madh Kinez është i gjatë mbi 7 mijë kilometra nëpër gjatë territorit të Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i tij filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e mongolëve.

Nuk u përdor kurrë si strukturë mbrojtëse

Edhe pse qëllimi kryesor i murit ishte ai mbrojtës për të kufizuar sulmet mongole nga veriu, kjo strukturë kurrë nuk e kreu qëllimin fillestar të ndërtimit të saj. Gjatësia ekstreme bëri që të ishte praktikisht e pamundur që të ruhej nga rojet kineze e kjo krijoi pika të dobëta që u dha mundësinë mongolëve që ta kalonin në çdo moment pa hasur ndonjë rezistencë të fortë nga kinezët. Për këtë arsye, pavarësisht qëllimit që përfaqëson kjo vepër gjigande, atë gjë që duhet ta bënte më mirë se të tjerat në fund nuk e kreu.

U ndërtua në më shumë se 1800 vite

Muri i Madh Kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.

Struktura është një koleksion muresh

Për shumë njerëz, Muri i Madh Kinez është një strukturë e gjatë e përbërë nga vetëm një mur. Realisht, janë më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze e që janë bashkuar.

Përbërësi i çuditshëm brenda strukturës

Përgjithësisht, Muri i Madh është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.

U ngrit nga të burgosurit kinezë

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh Kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.

Etiketa: modernemrekullimuri kinez

Lajme të lidhura

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026

07:35 - 04/02/26
Para
U kap në kufi me dokumenta të falsifikuara, përfundon në pranga  shqiptarja nga Kosova

Operacioni “Morina”, policia arreston 6 persona, transportonin emigrantë të paligjshëm

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com