Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa spekulime, sipas të cilave Partia Demokratike mund të vendosë sërish të djegë mandatet.
Kjo ide nuk u hodh poshtë edhe nga lideri demokrat Sali Berisha, i cili, interesimit se a do hyjë opozita në kuvend, u shpreh se nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet e 11 Majit dhe se të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946.
Murrizi shprehet se të përsëritësh dy herë të njejtin gabim fatal është me shumë se idiotësi apo miopi politike, madje është një veprim me dashje për të shkrirë PD-në dhe për të përjetësuar monizmin modern me emrin demek-kraci.
Postimi i Murrizit
Po degjoj disa zera cicerues qe po artikulojne versionin e djegies se mandateve
Te perseritesh dy here te njejtin gabim fatal eshte me shum se idiotesi apo miopi politike, madje eshte nje veprim me dashje per te shkrire PD dhe per te perjetesuar monizmin modern me emrin demek-kraci
Nje parti politike kurre nuk duhet te udhehiqet nga emocionet histerike te disa pseudo militanteve “ radikal” por duhet te jete e qarte ne vizionin e asaj per ate qe ka si objektiv
Militantet jane palca e çdo partie politike, por kush mer vendime sipas thirrjeve emocionale te tyre eshte e destinuar te deshtoje.
A ju kujtohen thirrjet histerike te porositura te nje grushti militantesh “ mercenar” se as demokrat nuk mu duken ne shkurt 2019 kur ulerinin ne oborrin e PD ne kor digjni mandatet??
Ja ku jemi sot ne nje gjendje te mjerueshme dhe me nje çorganizim te “ organizuar”
Joooo ore jooo nuk duhet t’i digjni kurre mandatet
Por nuk duhet t’i bashkoni votat me ps per menderen tuaj te levizshme e te qelbur siç bete ne korrik 2024 kur miratuat kete kod zgjedhor qelbanikesh dhe mashtruat se keni hapur listat me 2/3 dhe sot nga 50 deputet qe jeni gjithsej vetem 7 jane DEPUTET ME VOTA
Ju 43 te tjeret jeni parazit politik dhe vegjetues te peshtire qe shitet demokratet ne korrik 2024 vetem per karriken tuaj te piste e te ndyre
Joooo ore joooo nuk duhet t’i digjni mandatet, por mos bashkoni votat me PS siç bete per amnistin e trafikanteve
Mos bashkoni votat me PS siç bete per turpin tuaj kur i zgjatet mandatin funderrinave te vetingut me 2 vjet dhe sot e keni deputet te ps nje ish vetingues enverist si Olsi Kominçi qe ndejti edhe 2 vite aty me votat tuaj te qelbura per te shkarkuar gjyqtar e prokuror per bindje politike e perkatesi krahinore
Nuk duhet t’i digjni mandatet por duhet te digjni flak Parlamentin duke bere OPOZITE jo selektive, por me fakte dhe denoncime per çdo afere korruptive
Nuk duhet t’i digjni mandatet joooo por duhet te uleni me byth ne toke se kembe e kellqe nuk keni ju butak pa vota dhe te kerkoni rishikimin e reformes territoriale dhe urgjentisht te prishni kete kod zgjedhor qelbanikesh qe miratuat per te qen ne ate parlament pa vota
Shqiperia duhet te jete NJE ZONE ZGJEDHORE dhe LISTAT 100% TE HAPURA qe ne Parlament te shkojne ATA qe votohen nga QYTETARET dhe jo ju qe lepini menderen e kryetarit si dhe çdo mandat te jete me vota te barabarta e jo keshtu siç eshte ku ps ka mar mandat ne Vlor me 7 mij vota ndersa PD ne Gjirokaster me 13 mij vota
Duhet te shkoni ne Parlament e te flisni per 15 miliard euro vjedhje te BANKERSIN, per mberurinat toksike te KURUMIT,per konçensionin 130 milion euro te Jani Karathanasit, per 110 milion euro konçension te Klod Allajbeut, per konçensionin dy her me shum se vlera te rruges Thuman-Kashar, per traun e Kukesit, traun e rinasit, per Alabarin ne Durres dhe halabaket e politikes qe fshihen pas tyre, per investitoret strategjik pa i ndare ne te ps e pd se grabitesit nuk kane bindje politike por veç grykesi.
Duhet te jeni ne Parlament per te folur per drejtesin qe hesht si vemje per vjedhjen e shekullit sepse keni heshtur dhe ju, qe zvarrit hetimet per Friden e akademis se dhive, per Olten, per Klotilden, per Anilen e 100 milioneve qe i fali bankersit e qe nuk ju kam degjuar te flisni nje fjale
Duhet te jeni ne Parlament per te folur me emra per prokuror qe njerin hajdut te ps e arrestojne e tjetren shkojne e mbrojne ne gjykate se nuk ka çeshtje penale, te flisni jo vetem per Dumanin por edhe per Krajen, Sadushin, Dvoranin, Panden dhe çdo funderrin ish hetues e ish prokuror i komunizmit qe ka kaluar vetingun pa u kontrolluar
Duhet te jeni aty per te folur per Artur Metani qe ka 6 vjet e nuk heton askend, per Genta Bungen dhe per çdo Bunderr te vetingut qe kerkon te shkoj ne Gjykate te Larte apo Kushtetuese ne kundershtim me Kushtetuten
Duhet te jeni aty per te mos bere pazar te ndyre per te zgjedhur avokat te popullit hajdut te bankersit apo siç mbani prej 17 majit 2017 dhe 3 vjet pa mandat Ballancen e Bushatit ose avokaten e pallatit te Lylit
Duhet te jeni aty per te bere OPOZITE jo per tu sjelle si opozite
Jooo ore jooo nuk duhet ti digjni mandatet por nuk duhet ti perdorni ato per te mare tendera, leje per kulla, konçensione dhe resorte turistike per veten apo familjaret tuaj
Duhet te jeni ne Parlament per te mbrojtur 500 mij votues OPOZITAR qe edhe pse pushteti tentoi ti blej e ti mashtroj apo frikesoj, votuan per kandidatet e Listes se Hapur te PD ne 12 Qarqet se per ju 43 nuk votoi e kam bindjen qe nuk ju votojne as ata qe keni komshinj, kusherinj e krushqi
Nuk duhet ti digjni mandatet jooo, por nuk duhet ti perdorni per te punesuar familjaret, bashkeshort, bashkjetues, feminje, motra, vellezer, kuneter e baxhanak neper vendet me te paguara ne administrate siç i keni deri me sot ne Banken e Shqiperis, ne KLSH, ne Bashki, si perfaqesues te Rames ne Europe, ne KESH, ne ERT, apo tek çdo drejtori ku pagat jane me te lartat
E nese jeni ne Parlament per te gjitha keto dhe shum e shum te tjera qe nje OPOZIT jo selektive dhe jo e pazareve te pista ka per detyre te bej, ju garantoj se mandatet tuaja vlejne shum dhe ne 2027 shkojme 600 mij vota dhe fitojme mbi 25 bashki dhe ne 2029 shkojme mbi 700 mij vota dhe kthejme PD dhe DEMOKRATET ne pushtet
Perrallat me rrevolucion me mosbindje, me permbysje dhe dengla te ketij lloji tregojani njeri tjetrit neper festa kur dridhni belin e kerceni si hipokrit ne valle kengen e Berishes qe deri ne 2029 nuk besoj se keni me nevoj te dridheni si k ne tub duke e kercyer
Vetem duke bere ate qe ju takon te beni si opozite,pa shtirje dhe pa hipokrizi e fallcitet mashtrues keni shlyer nje pjese minimale te borxhit dhe detyrimeve qe keni ndaj DEMOKRATEVE
Ndryshe mereni ate mandat dhe mos e digjni fare por lyeni me vaj ulliri dhe futeni aty ku te ndjeheni rehat kur te kerceni me dredhje e tundje beli si balerina politike te viteve 2021-2025 qe “vallezuat” preher me preher pas 8 janarit 2022 kur blinduat dyert e PD dhe dhunuat DEMOKRATET qe donin te hynin ne selin e TYRE
Discussion about this post